LAJMI I FUNDIT:

Gjoshi i PDK-së: Dhjetë ditë pas publikimit të audio-incizimeve, Prokuroria ende nuk ka ftuar në intervistim Kurtin dhe Kusari-Lilën

Gjoshi i PDK-së: Dhjetë ditë pas publikimit të audio-incizimeve, Prokuroria ende nuk ka ftuar në intervistim Kurtin dhe Kusari-Lilën

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi ka reaguar lidhur me audio-incizimet në mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Slavko Simiqit, që janë publikuar ditë më parë.

Gjoshi shkruan se janë bërë 10 ditë që kur janë publikuar faktet me zë të “koordinimit kriminal të Albin Kurtit me Milan Radojçiqin përmes Mimoza Kusarit dhe Slavko Simiqit”.


Ai shton se Prokuroria e Shtetit ende nuk ka ftuar në intervistim Albin Kurtin dhe Mimoza Kusarin.

“Prokuroria e Shtetit ende nuk ka ftuar në intervistim Albin Kurtin dhe Mimoza Kusarin si dy njerëz që jo vetëm kanë njohuri se ku ndodhet një kriminel i kërkuar me Urdhërarrest nga Prokuroria Speciale, por edhe bashkëpunojnë e koordinojnë punët shtetërore me të”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.

Skeretari organizativ i PDK-së, më tej ka shtuar se “nuk ka më sekret se Qeveria Zdravo është duke funksionuar si pushtet i frikës dhe që lufton institucionet e pavarura shtetërore”.

Postimi i plotë:

Sot bëhen 10 ditë prej kur janë publikuar faktet me zë të koordinimit kriminal të Albin Kurtit me Milan Radojçiqin përmes Mimoza Kusarit dhe Slavko Simiqit.

Prokuroria e Shtetit ende nuk ka ftuar në intervistim Albin Kurtin dhe Mimoza Kusarin si dy njerëz që jo vetëm kanë njohuri se ku ndodhet një kriminel i kërkuar me Urdhërarrest nga Prokuroria Speciale, por edhe bashkëpunojnë e koordinojnë punët shtetërore me të.

Nuk ka më sekret se Qeveria Zdravo është duke funksionuar si pushtet i frikës dhe që lufton institucionet e pavarura shtetërore. Shembujt janë të shumtë. Mjafton ta kujtojmë fjalimin sulmues të kryeministrit Kurti, në Kuvend, kundër prokurorëve që guxuan ta arrestojnë Nagip Krasniqin e KEK-ut.

Sulmet mbi këto institucione nuk janë vetëm fjalë goje, por kërcënime serioze të Qeverisë Zdravo.

Albin Kurti e mbron Nagip Krasniqin e Martin Berishajn sepse është i zhytur në korrupsion bashkë me ta.

Albin Kurti e mbron Mimoza Kusarin sepse është i zhytur në koordinimin dhe bashkëpunim me kriminelin Milan Radojçiq.

Nëse Albin Kurti dhe Vetëvendosje do të distancoheshin nga Mimoza Kusari, mund ta merrni me mend se si ajo mund t’ia thyejë kokën kryeministrit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori