LAJMI I FUNDIT:

“Gjorgjo Ivanov e ngriti turmën që të na sulmoj”, thonë nga partia e Boshkovskit

“Gjorgjo Ivanov e ngriti turmën që të na sulmoj”, thonë nga partia e Boshkovskit

Partia “Të Bashkuar për Maqedoninë” e Lube Boshkovskit dënoi dje fjalimin e kryetarit në Meçki Kamen, duke e quajtur Gjorgjo Ivanov. Nga partia thonë se pikërisht fjalimi i kryetarit bëri që turma të sulmonte delegacionin qeveritar.

“Fjalimi hushkash i personit Gjorgjo Ivanov, ngriti të gjithë turmën që të sulmoj përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe Delegacionit të Kombeve të Bashkuara. Fjalimi i cili ishte i mbushur plotë me urrejtje, ishte protagonist që turma të kryej këtë të punë të shëmtuar, skenarët e të cilëve u kryen nga pamja e më hershme. Shpresojmë se personi Gjorgjo Ivanov, do të tregojë pak vetëdije, dhe do ta lërë funksionin të cilin e ka marr peng për një dekadë. Së pari bëjmë thirrje në zbardhjen e shpejtë të rastit, dhe kërkojmë përgjegjësi të pjesëmarrësve dhe skenaristëve”, thonë nga partia. /Telegrafi/