LAJMI I FUNDIT:

Gjithsej 321 tanke i janë premtuar Ukrainës

Gjithsej 321 tanke i janë premtuar Ukrainës

Një total prej 321 tankeve i janë premtuar Ukrainës nga disa vende, konfirmoi sot ambasadori i Ukrainës në Francë.

Duke folur për televizionin francez BFM, Vadym Omelchenko tha se “që nga sot, shumë vende kanë konfirmuar zyrtarisht se do të na dhurojnë tanke. Në total, 321 na janë premtuar”.


“Kushtet e dorëzimit ndryshojnë për çdo rast dhe ne kemi nevojë për këtë ndihmë. Sa më shpejt të dorëzohen, aq më mirë për ne”, shtoi ai.

Biden zbulon pajisjet ushtarake që aleatët perëndimorë do t'i dërgojnë në Ukrainë
Lexo po ashtu Biden zbulon pajisjet ushtarake që aleatët perëndimorë do t'i dërgojnë në Ukrainë

Omelchenko nuk dha informacione se cilat shtete kanë premtuar tanke për forcat ukrainase.

Ndërkohë, Polonia sot ka konfirmuar se do të dërgojë 60 tanke të tjera në Ukrainë, raporton skynews.

Ndryshe, Gjermania do ta ndihmojë ushtrinë ukrainase me 14 tanke Leopard gjersa SHBA-ja do t’i dërgojë 31 tanke Abrams në Ukrainë. /Telegrafi/