LAJMI I FUNDIT:

Gjithnjë e më të vogla gjasat që Chiellini të luajë ndaj Bayernit

Gjithnjë e më të vogla gjasat që Chiellini të luajë ndaj Bayernit

Giorgio Chiellini nuk pritet të riaftësohet në kohë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.

Mbrojtësi i Juventusit pësoi një tjetër dëmtim në kofshë gjatë muajit shkurt dhe shërimi i tij është duke vonuar.


Ai nuk është përfshirë në stërvitje të dielën, ashtu që La Gazzetta dello Sport raporton se italiani do të mungojë ndaj bavarezëve.

Akoma nuk ka një njoftim zyrtar, por mungesa e tij pritet që ta detyrojë Massimiliano Allegrin të mendojë për një sistem ndryshe të mbrojtjes.

Ekziston opsioni me katër mbrojtës: Andrea Barzagli dhe Leonardo Bonucci në qendër, kurse Stephen Lichtsteiner dhe Patrice Evra në krahë; si edhe opsioni me tre mbrojtës me Daniele Ruganin që u bashkëngjitet Barzaglit dhe Bonuccit. /Telegrafi/