LAJMI I FUNDIT:

Me gjithë kritikat e tifozëve, Wenger edhe dy vite te Arsenali?

Me gjithë kritikat e tifozëve, Wenger edhe dy vite te Arsenali?

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka arritur marrëveshje verbale për vazhdimin e qëndrimit të tij në Emirates edhe për dy vite të tjera – raportojnë mediat angleze.

Strategu francez është takuar me pronarin Stan Kroenke të hënën, ndërsa burime nga bordi i klubit kanë njoftuar se trajneri do ta vazhdojë drejtimin e Topçinjve.


Kontrata e 67-vjeçarit skadon në muajin e ardhshëm, ndërsa tifozët e kanë kërkuar largimin e tij, pas një sezoni që nuk i ka plotësuar pritshmëritë.

Tifozi kreativ i Arsenalit në mënyrë origjinale dhe 'precize' kërkon largimin e Arsene Wenger (Video)
Lexo po ashtu Tifozi kreativ i Arsenalit në mënyrë origjinale dhe 'precize' kërkon largimin e Arsene Wenger (Video)

Për më shumë, është hera e parë pas 19 vitesh që Arsenali nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, sezoni 2016/2017 u mbyll me trofeun e FA Cup, pas triumfit ndaj Chelseat në Wembley dhe duket se ky triumf ka mjaftuar për t’i bindur krerët e klubit.

Sipas BBC, në ditët në vijim do të bëhet zyrtarizimi i marrëveshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori