LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që duhet të dini për takimin Trump-Putin (Foto/Video)

Gjithçka që duhet të dini për takimin Trump-Putin (Foto/Video)

Presidenti amerikan, Donald Trump, pas takimit me homologun rus Vladimir Putin, ka thënë se kanë pasur një bisedë “konstruktive” dhe se dyshja janë zotuar për “rindërtimin” e raporteve mes SHBA-ve dhe Rusisë.

Gjatë konferencës për media të mbajtur në Helsinki të Finlandës, Trump pranoi se marrëdhëniet mes dy vendeve “nuk kanë qenë më të këqija”, duke shtuar se “kjo ka ndryshuar katër orë më parë”, transmeton Telegrafi.


Pas një takimi mbi dy orë të mbajtur në pallatin presidencial në Finlandë, Trump pranoi se ai dhe homologu i tij “kanë bërë gabime”, dhe se ky samit është vetëm fillimi i një procesi për “rindërtimin” e raporteve mes këtyre dy vendeve.

"Garë limuzinash": Putin shfaqet në Helsinki me "Kortezh", Trump me "Bishën" (Foto/Video)
Lexo po ashtu "Garë limuzinash": Putin shfaqet në Helsinki me "Kortezh", Trump me "Bishën" (Foto/Video)

“Është në interes të dy vendeve tona të vazhdojmë bisedimet dhe jemi pajtuar ta bëjmë një gjë të tillë”, ka shtuar Trump.

Vladimir Putin tha se SHBA-të dhe Rusia duhet t’i zgjedhin së bashku problemet, dhe se për këtë Moska është e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-të në luftimin e terrorizmit dhe sulmet kibernetike.

I pari i Kremlini ka mohuar kategorikisht edhe njëherë pretendimet se vendi i tij ka ndërhyrë në zgjedhjet e presidenciale në SHBA në vitin 2016, duke pranuar se këtë çështje e kishin diskutuar me Trumpin gjatë takimit.

Ekspertja e gjuhës së trupit flet për takimin Trump-Putin (Foto/Video)
Lexo po ashtu Ekspertja e gjuhës së trupit flet për takimin Trump-Putin (Foto/Video)

Agjencitë amerikane të zbulimit besojnë se Kremlini kishte ndikuar në zgjedhjet, të cilat i fitoi Trump kundër kandidates, Hillary Clinton.

“Më duhet ta ripërsëris që shteti rus nuk ka ndërhyrë, dhe nuk planifikon të ndërhyjë në proceset ndërkombëtare amerikane”, ka shtuar Putin, duke i përshkruar pretendimet si të “pakuptimta”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Kalo në kategori