LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që duhet të dini për kërpudhat në këmbë

Gjithçka që duhet të dini për kërpudhat në këmbë

Kërpudhat në thonjtë janë infeksione të cilat futen me plasaritje nën lëkurën e thonjve tuaj. Ato mund të rezultojnë në ndryshim të ngjyrës së thonjve apo në trashje dhe forcim të thonjve.

Për arsye se thonjtë janë shpesh të ngrohta dhe të lagështa, kërpudhat arrijnë të formohen dhe rriten aty shumë lehtë.

Llojet e ndryshme të kërpudhave ndonjëherë mund të shumohen dhe të përfshijnë edhe pjesët e tjera përveç thonjve në gishtërinj të këmbëve dhe ato arrijnë të infektojnë lëkurën madje edhe thonjtë në duar.

Cilat janë simptomat?

Thonjtë e infektuar zakonisht janë më të trashë se në kushte normale dhe mund të duken të deformuara ose një pamje të çuditshme nga se jeni mësuar t’i shihni. Humbin fortësinë dhe shumë lehtë mund të thyhen. Thonjtë e infektuar me kërpudha zakonisht ndryshojnë ngjyrën dhe duken të verdhë. Por, ka raste kur shfaqet vetëm një pike e bardhë në thua dhe me kalimin e kohës ajo fillon të zmadhohet. Kur kërpudhat futen nën thua, ato do të shpërndahen aq shpejtë dhe të arrijnë deri në faze ku thonjtën do të shkëputën nga gishtërinjtë.

Kush mund të infektohet nga kërpudhat në thonj?

Sipas disa statistikave meshkujt janë ata të cilët kanë më shumë gjasa të infektohen sesa femrat. Sa më në moshë që të jeni, gjasat për infeksion janë më të mëdha. Në anën tjetër, njerëzit të cilët vuajnë nga diabeti, kanë imunitet të dobët, pine duhan apo thjeshtë e kanë të përhapur në familje kanë më shumë gjasa të infektohen.

Merrni një diagnozë

Përderisa tani e dini se si duken dhe pse mund të shfaqen kërpudhat në thonj, ju mund të vizitoni një mjek i cili do të ju udhëzoj për procedurat e radhës në varësi të llojit të infeksionit. Ndoshta ju do të detyroheni të shihni një specialist si për shembull: dermatologun.

Trajtimi

Mënyra se si trajtoni kërpudhat në thonjtë dallon nga lloji i infeksionit dhe sa i shpërndarë është infeksioni.

Nëse ju duket e arsyeshme të vizitoni një mjek për arsye se infeksioni është përhapur shumë, atëherë këto janë disa nga sugjerimet e mjekëve:

– Krem të përditshëm që vendoset direkt në thua
– Llak për thonjtë
– Tableta të përshkruara anti kërpudhave
– Largim të zonës së dëmtuar
– Në disa raste, mund të keni nevojë të largoni thonjtë tërësisht me një operacion kirurgjik.

Kujdesuni për këmbët tuaja

Përdorni sapun dhe ujë për të larë këmbët tuaja, dhe sigurohuni që ti thani mirë, duke përfshirë edhe mesin e gishtërinjve të këmbëve. Shkurtoni thonjtë tuaj – drejt të gjithë – për t’i mbajtur ata më të shkurtër sesa majat e gishtit tuaj. Sigurohuni që mjetet që përdorni janë të pastra.

Ju mund të ndiheni keq dhe të hezitoni për të mbuluar thonjtë e zbardhur me llak, por mos e bëni këtë. Ju duhet ti lini thonjtë të ‘marrin frymë’ lirshëm, sepse infeksioni nuk do të shërohet ndryshe.

Bëhuni të zgjuar dhe për veten tuaj bëni zgjedhjen më të mirë të këpucëve. Po ashtu zgjidhni çorape të cilat nuk do të djersitin këmbët tuaja.

Vazhdoni të qëndroni të zgjuar dhe jepini kujdes maksimal këmbëve tuaja duke përdorur sprejin më të kërkuar Wellneo Iza Effect.

Produkt ky i cili ka një efikasitet 99.99% në eliminim të kërpudhave në thonjtë, baktereve dhe viruseve të ndryshme.

Ky produkt nuk përmban erë, dhe është testuar dermatologjikisht. Është zhvilluar në Gjermani dhe Prodhuar në Slloveni.

Më nuk duhet t’iu vij turp dhe ti fshihni këmbët tuaja te infektuara! Tani e keni zgjidhjen komplete, me të avancuar që eliminon dhe parandalon kërpudhat në thonjtë. Thjesht spërkatni gishtat ose shputat e këmbës dhe shikoni se si do të funksionoj!

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori