LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që dihet për autorin e sulmit në Nice, ishte futur në Francë përmes Italisë – kishte ndërruar rrobat në stacionin e trenit për të kryer sulmin

Gjithçka që dihet për autorin e sulmit në Nice, ishte futur në Francë përmes Italisë – kishte ndërruar rrobat në stacionin e trenit për të kryer sulmin

I dyshuari për vrasjen e tre personave në katedralen Notre Dame në Nice të Francës, është një shtetas i Tunizisë i identifikuar si Brahim Aoussaoui, i cili në Francë kishte shkuar me tren përmes Italisë, duke bartur me vete dokumente identifikimi të kryqit të kuq italian, ka bërë të ditur gjykatësi francez në luftën kundër terrorizmit Jean Francois-Rishaire.

Rishaire ka thënë se i dyshuari kishte mbërritur në Itali përmes ishullit Lampeduze gjatë 9 shtatorit, dhe më pas kishte vazhduar rrugëtimin për në Paris më 9 tetor, transmeton Telegrafi.


Ai shtoi se me të mbërritur në Francë, i dyshuari kishte parë me vete dokumente identifikuese të kryqit të kuq italian dhe se kishte arritur t’i ndërroj rrobat në stacionin e trenit, para se të futej në katedrale me idenë që të kryej sulmin.

Rishaire ka bërë të ditur se sulmuesi ka lindur në Tunizi më 1999, dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë në stacionin e trenit në Nice, ku më pas kishte ecur rreth 400 metra deri te katedralja Notre Dame.

Më herët, policia franceze kishte njoftuar se i dyshuari është 21-vjeçari Brahim Aoussaoui. Ai vjen nga fshati Sidi Omar Buhazla jo larg Kairuanit.

Kujtojmë që policia franceze kishte qëlluar sulmuesin që me thikë mbyti tre persona – madje njërit prej tyre ia kishte prerë kokën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori