LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka nga rasti tronditës në Fushë Kosovë ku u plagosën nënë e bijë

Gjithçka nga rasti tronditës në Fushë Kosovë ku u plagosën nënë e bijë

Nënë e bijë u plagosën të shtunën në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë, nga një i dyshuar i cili pas kryerjes së kësaj vepre u arratis nga vendi i ngjarjes.

Rastin e konfirmuan edhe nga policia të cilët bënë të ditur se është identifikuar i dyshuari i cili ishte në arrati.


“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, njoftoi policia.

Pas disa orëve, u raportua se i dyshuari për plagosjen ndaj dy viktimave femra është gjetur i plagosur në një arë në Fushë Kosovë.

Dy gra plagosen me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lexo po ashtu Dy gra plagosen me armë zjarri në Fushë Kosovë

Pas kësaj, policia njoftoi se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka vdekur i dyshuari për plagosjen në Fushë Kosovë.

“Ndërkohë që po vazhdon ndërmarrja e veprimeve hetimore e ekzaminuese, i dyshuari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, nga ku rreth orës 18:45 kemi pranuar informatën se personi ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatën e PK.

Tutje, Policia tha se për arrestimin e të dyshuarit janë shkrepur edhe të shtëna me armë zjarri.

“I dyshuari në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, duke bërë kështu që Policia t’i ndërmarrë të gjitha veprimet policore në përputhje me autorizimet e tyre. Ndërkaq që sulmi ndaj policisë është neutralizuar i dyshuari në përpjekje e sipër për t’iu shmangur arrestit policor, në rrethana që aktualisht po trajtohen ka marrë plagë nga shkrepja e armës së zjarrit”, thuhej në njoftim.

Policia jep detaje për vdekjen e burrit që plagosi dy gratë në Fushë Kosovë - dyshohet se u vetëvra
Lexo po ashtu Policia jep detaje për vdekjen e burrit që plagosi dy gratë në Fushë Kosovë - dyshohet se u vetëvra

Detaje rreth rastit në fjalë ka dhënë edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se me të pranuar informatën, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësite e tjera relevante, ku sipas informatave fillestare mund t’ju njoftojmë se nga të shtënat me arme zjarri nga një i dyshuar, janë plagosur dy femra të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar në drejtim të veprave penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’, thuhej në njoftimin e Prokurorisë Themelore.

Gjendja shëndetësore e të plagosurave

Dy gratë të cilat u plagosën të shtunën nga arma e zjarrit në rrugën “Besa- Besë”, në Fushë Kosovë janë jashtë rrezikut për jetë, por kanë lëndime serioze.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin doktori kujdestar, Ejup Govori, i cili tregoi se pacientja e lindur në vitin 1959 për momentin është në një intervenim kirurgjik.

Plagosja në Fushë Kosovë, mjeku Govori: Gjendja shëndetësore e grave të plagosura jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime serioze
Lexo po ashtu Plagosja në Fushë Kosovë, mjeku Govori: Gjendja shëndetësore e grave të plagosura jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime serioze

Ai po ashtu tregoi se pacientja tjetër është në gjendje stabile dhe gjendet në emergjencë, duke iu kryer ekzaminimet të tjera.

“Gjendja shëndetësore e grave të plagosura ishte stabile por lëndimet janë serioze. Njëra paciente e cila është e vitit 1959 është transferuar në sallë të operacionit për intervenim kirurgjik nga kirurgu abdominal dhe ortopedi, d.m.th në bark dhe në ekstremitete. Ndërsa, pacientja tjetër është stabile, mirëpo është ende duke qëndruar në emergjencë dhe janë duke u kryer konsultat e mëtutjeshme”, ka thënë Govori. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori