LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka gati për zgjedhje, materialet sensitive shpërndahen nëpër komuna

Gjithçka gati për zgjedhje, materialet sensitive shpërndahen nëpër komuna

Gjatë ditës së sotme KQZ-ja do të bëjë shpërndarjen e materialit sensitiv në të gjitha komunat e Kosovës, në mënyrë që nesër në orët e hershme të mëngjesit të bëhet shpërndarja nëpër qendrat e votimit.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, i cili tha për KosovaPress, se tanimë ata kanë bërë të gjitha përgatitjet për ditën e nesër që qendrat e votimit të hapen në orën 07:00.


Ai tha se gjatë ditës së sotme do të bëhen gati qendrat e votimit duke vendosur shenjat njoftuese, poe gjithashtu do të bëhet shpërndarja e materialit sensitiv në gjithë Kosovën.

“Sa i përket Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashme të gjitha përgatitjet janë përmbyllur, gjatë ditës së sotme do të bëhet rregullimi i vendvotimeve, pra do të vendosen kabinat e votimit dhe shenjat tjera njoftuese nëpër vendvotime… Sot materialet sensitive që do të thotë fletëvotimet dhe materialet tjera të ndjeshme do të shpërndahen në të gjithë komunat e Kosovës, ndërkaq nesër, të dielën në orën e hershme të mëngjesit nga depot e komisioneve komunale të zgjedhjeve, materialet do të dërgohen në qendrat e votimit. Shpërndarje e materialeve do të bëhet nën përcjellje, pra në masa sigurie, nën përcjelljen e Policisë së Republikës së Kosovës”, tha Elezi, raporton KP.

Elezi theksoi se për zgjedhjet lokale të ditës së nesërme kanë të drejtë vote 1 milion e 890 mijë e 952 votues, derisa, do të jenë 899 qendra votimi me 2505 vendvotime.

Po ashtu, ai shtoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar më shumë se 33 mijë vëzhgues të cilët do të përcjellin procesin zgjedhor. Prej tyre, rreth 29 mijë iu takojnë subjekteve politike të cilat janë certifikuar për të marrë pjesë në këto zgjedhje, ndërsa, rreth 3.700 vëzhgues do të jenë nga organizatat joqeveritare.

Elezi tha se KQZ-ja do t’ua mundësojë edhe personave me nevoja të veçanta që të votojnë.

“Gjatë ditës së nesërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’iu mundësoj edhe personave  me nevoja të veçanta për të votuar. Kjo do të bëhet përmes ekipeve mobile lëvizëse të cilët do të shkojnë në vendbanime apo në adresa të caktuara. Janë 118 ekipe të tilla të formuara nga ana e komisionit qendror të zgjedhjeve. Votuesit me nevoja të veçanta janë të ndara në tri kategori. Fillimisht votuesit e ngujuar në shtëpi, të cilët nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të votuar dhe për të shkuar në vendvotimin e rregullt për shkak të paaftësisë fizike shëndetësore ose të ndonjë paaftësie tjetër, bëhet fjale për diku rreth 1600 votues të kësaj kategorie, ndërkaq për votuesit me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion, pra bëhet fjalë për votuesit në hospitalizim, pastaj njerëzit e moshuar nëpër shtëpitë veçanërisht të caktuara për këtë kategori, votuesit që janë pastaj nën kujdes shëndetà «sor, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit, në këtë kategori janë 1506 qytetar me të drejt vote për të cilët KQZ do të dërgojë ekipe mobile lëvizëse”, theksoi ai.

Sipas tij, në përgjithësi në kuadër të kategorisë së personave me nevoja te veçanta dhe rrethana të veçanta, numri i përgjithshëm i votuesve të cilët do të mund të votojnë përmes ekipeve mobile lëvizëse është rreth 3.200./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori