LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka gati për takimin e nesërm ndërmjet Trumpit dhe Putinit në Helsinki

Gjithçka gati për takimin e nesërm ndërmjet Trumpit dhe Putinit në Helsinki

Në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, nesër do të mbahet takimi historik në mes të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.

Samiti do të mbahet në Pallatin Presidencial në Helsinki, ndërsa nikoqiri i takimit të parë të Trumpit me Putinin do të jetë presidenti finlandez Sauli Niinisto.


Është parashikuar një takim dypalësh pas të cilit do të ketë një drekë pune dhe më pas Trump dhe Putin së bashku do t’u drejtohen gazetarëve.

Samiti, sipas paralajmërimeve, duhet të zgjasë rreth katër orë, ndërsa në rend dite do të jenë shumë tema, përfshirë edhe marrëdhëniet SHBA-Rusi, akuzat për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, situata në Siri, procesi i denuklearizimin, aktivitetet ushtarake ruse në Ukrainë, aneksimi i Krimesë dhe çështja e Koresë së Veriut.

Trump përpara Samitit ka thënë se Putinin nuk e konsideron si armik, por një konkurrent dhe do të kërkojë që Rusia t’i ushtrojë presion Korenë së Veriut për të ndihmuar këtë vend që të futet në procesin e denuklearizimit. Ai do t’i kërkojë Putinit t’i japë fund ndihmës ekonomike dhe blerjes së fshehtë të thëngjillit verikorean, përcjell Telegrafi.

Kërkesat tjera që do të bëjnë Trump Putinit janë vazhdimi i përpjekjeve për të zgjidhur krizën siriane, largimin e Iranit nga ky rajon, vazhdimin e denuklearizimit në përputhje me marrëveshjen nga koha e Luftës së Ftohtë dhe një mbështetje më të madhe të Rusisë në luftën kundër terrorizmit në botë.

Nga ana tjetër, pritjet kryesore të Putinit nga homologu Trump janë normalizimi i marrëdhënieve ruso-amerikane dhe heqja e sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj Rusisë për krizën në Ukrainë.

Sipas paralajmërimeve, Putin do të përpiqet të bindë Trumpin në legjitimitetin e aneksimit rus të Krimesë dhe nga ai do të kërkojë edhe njëherë të deklarohet qartë dhe publikisht se Rusia nuk ishte e përfshirë në zgjedhjet e fundit presidenciale të SHBA-së.
Kjo nuk është hera e parë që udhëheqësit e SHBA-së dhe ish-Bashkimit Sovjetik, ose Rusisë së re, takohen në Helsinki. Kryeqyteti i Finlandës ka qenë pritës i tre takimeve të tilla. Në vitin 1975 në Helsinki u takuan Gerald Ford dhe Leonid Brezhnev në Helsinki. George Bush dhe Mikhail Gorbachov u takuan në vitin 1990, ndërsa në vitin 1997 në Helsinki u takuan Bill Clinton dhe Boris Jelcin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori