LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka gati për koncertin madhështor të Rita Orës që do të mbahet në Kullën Eiffel

Gjithçka gati për koncertin madhështor të Rita Orës që do të mbahet në Kullën Eiffel

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, do të mbajë një koncert gjigant më 30 shtator.

Ajo do të ngjitet në Kullën Eiffel të Parisit, për të performuar live një recital këngësh të saj para miliona fansave në një transmetim direkt.

Biletat e këtij koncerti kanë dalë tashmë në shitje dhe 30-vjeçarja është shumë e entuziazmuar për koncertin.

Rita ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa video, duke zbuluar se si kanë shkuar përgatitjet për natën e saj të spektaklit.

Ajo mund të shihet e ngjitur në Kullën Eiffel, ndërsa mban mikofronin në duar dhe është gati të nisë performancën e saj.

Këngëtarja shqiptare do të duket shumë aktraktive në këtë koncert e veshur në të zeza dhe me një kurorë në kokë, teksa tashmë veç i ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi nga kjo paraqitje në Facebook dhe Instagram.

Foto: Rita Ora/Facebook

Rita përndryshe pritet të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë këtë vit, pas një qëndrimi disa mujor në Australi dhe ShBA.

Ajo nuk ka shkelur në qytetin e saj, Londër, që kur theu rregullat anti-COVID vitin e kaluar me organizimin e një feste të jashtëligjshme të ditëlindjes, në kohën kur vendi ndodhej në kufizime të rrepta të izolimit shkaku i coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori