LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka çfarë dihet deri më tani rreth incidentit me Policinë në Skenderaj dhe dyshimet për përfshirjen e Nuredin Lushtakut

Gjithçka çfarë dihet deri më tani rreth incidentit me Policinë në Skenderaj dhe dyshimet për përfshirjen e Nuredin Lushtakut

Dy pjesëtarë të policisë së Kosovës kanë mbetur të plagosur njëri nga arma e zjarrit e tjetri i lënduar nga mjetet e forta, si pasojë e një përleshje që ka ndodhur mbrëmë në Skenderaj, ku dyshohet se i përfshirë ka qenë ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe disa nga familjarët e tij.

Lushtaku është intervistuar sot nga ana e policisë, dhe i njëjti më pas është liruar në procedurë të rregullt.


Këtë për Telegrafin e konfirmoi avokati i tij, Artan Qerkini.

“Po është liruar nga ndalimi policor. Nuk ekziston dyshimi që ai ka përdorë armë në rastin në fjalë. Policia do t’i zhvillojë hetimet, ne jemi të interesuar që hetimet të zhvillohen të plota në mënyrë që të zbardhet e gjithë e vërteta e këtij rasti, pa zhvillime të hetimeve natyrisht ne do t’i përdorim të gjitha ato mjete juridike që i kemi në dispozicion varësisht prej rezultatit të procedurës së hetimeve”, ka thënë Qerkini.

Pas intervistimit nga policia, lirohet Nuredin Lushtaku
Lexo po ashtu Pas intervistimit nga policia, lirohet Nuredin Lushtaku

Lushtaku në disa media sot gjatë ditës dha deklarata të ndryshme lidhur me këtë rast.

Ai fillimisht për RTV Dukagjini tha se detaje nuk do të japë deri në përfundim të hetimeve nga Policia e Kosovës.

Pas kësaj deklarate, Lushtaku dha edhe një tjetër deklaratë për Kallxo, ku mohoi të ketë përdorë armë ai, djemtë ose vëllezërit e tij në drejtim të zyrtarëve policor.

“S’është ashtu hiç. Por aksidenti ka ndodhë, ka ndodhë telashja, as nuk e kam plagos unë kë, as nuk e kanë plagos vëllaznia, as djemtë. Polici e ka plagos policin. As nuk kemi përdorë armë na, e them me përgjegjësi të plotë…”, deklaroi Lushtaku.

Dyshohet se është i përfshirë në plagosjen e policëve në Skenderaj, flet ish-gjenerali Nuredin Lushtaku
Lexo po ashtu Dyshohet se është i përfshirë në plagosjen e policëve në Skenderaj, flet ish-gjenerali Nuredin Lushtaku

Lidhur me këtë, Inspektorati Policor i Kosovës në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, ka ka deklaruar se deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka ndonjë zyrtar policor të dyshuar.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të hetimeve janë njoftuar lidhur me këtë incident. Pas njoftimit të njëjtit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka qenë edhe prokurori kujdestar. Pas konsultimeve me prokurorin kujdestar ju njoftojmë së në këtë fazë, hetimet lidhur me këtë incident do ti vazhdojë Policia e Kosovës (pasi që në bazë të veprimeve hetimore dhe pas konsultimeve me prokurorin kujdestar në këtë rast, deri në këtë fazë të hetimeve, nuk ka ndonjë zyrtar policor të dyshuar)”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

IPK më tej ka theksuar se për detaje shtesë t’i drejtohemi Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit.

Telegrafi ka provuar të marrë një deklaratë nga vetë Lushtaku lidhur me këtë rast, por i njëjti nuk u është përgjigjur telefonatave tona.

Plagoset një polic në Skenderaj dhe një tjetër lëndohet – dy persona të arrestuar e dy të tjerë në kërkim
Lexo po ashtu Plagoset një polic në Skenderaj dhe një tjetër lëndohet – dy persona të arrestuar e dy të tjerë në kërkim

Dy policë janë plagosur në Skenderaj të shtunën pas mesnatës. Siç bëhet e ditur nga Policia ata janë plagosur në një pikë kontrolli.

“Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pikë të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se të dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori