Ish-komandanti i gardës ceremoniale të TMK-së ka konfirmuar prezencën e tij në stacionin policor lidhur me dyshimin se ka sulmuar dy zyrtarë policorë mirëpo nuk ka dhënë detaje, të cilat thotë se do t’i japë pas përfundimit të hetimeve. Zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shkëmbim zjarri në mes të Policisë dhe dy pjesëtarëve të saj është raportuar të ketë ndodhur në orët e hershme të së dielës, në Skenderaj, si pasojë e të cilit njëri nga zyrtarët policor është plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është lënduar nga mjetet e forta.
Mësohet se personat e dyshuar për plagosjen e policëve janë ish-gjenerali Nuredin Lushtaku, dy djemtë dhe vëllezërit e tij.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ish-gjenerali Lushtaku për RTV Dukagjinin, i cili nuk ka dhënë detaje dhe ka thënë se nuk do të japë deri në përfundimin e hetimeve nga Policia e Kosovës.
Momentalisht, ai ka thënë se gjendet në stacionin policor.
Ndërkaq, bëhet e ditur se dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë.
“Të dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia. Lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Incidenti raportohet të ketë filluar nga dy djemtë e tij pas një shqiptimi të një tikete trafiku. Sherri kishte filluar me shfaqjen e ish-deputetit dhe dyshohet se të përfshirë në konflikt, ishin edhe të djemtë e tij.
Policia e Kosovës tashmë është vënë në lëvizje që të arrestohen të dyshuarit, të cilët kishin qëlluar me armë zjarri drejt zyrtarëve policorë, si dhe njëherësh, i kishin rrahur ata.
Lushtaku ishte nënkryetar i komunës së Skenderajt, deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e pestë të tij, dhe komandant i gardës ceremoniale të TMK-së./RTVDukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën