LAJMI I FUNDIT:

Gjini: Në këto zgjedhje nuk do të ketë befasi

Gjini: Në këto zgjedhje nuk do të ketë befasi

Kryetari i Gjakovës që është edhe nënkryetar i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se në këto zgjedhje nuk do të ketë surpriza pasi nuk ka pasur zhvillime të mëdha gjatë fushatës.

Gjini, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në zgjedhjet e vitit 2017 frymën e Vetëvendosjes e krijoi lidhja e koalicionit PAN.


“Pas formimit të PAN-it gjysma e strukturave tona refuzonin të bënin fushatë pasi më parë ata prisnin që të dërgonin PDK-në në opozitë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i Gjakovës thotë se shumë votues të AAK-së që nuk kanë qenë militantë kanë abstenuar, pasi kanë qenë të sigurt se Haradinaj bëhet kryeministër.

“Në këto zgjedhje nuk ka befasi”, tha Gjini.

Nënkryetari i AAK-së, thotë se është pak e besueshme që LDK-ja mund ta nxjerr PDK-në në opozitë pasi sipas tij kjo parti brenda disa viteve të fundit dy herë është futur në koalicion me PDK-në.

“Vjosa më mirë do të ishte të premtonte se ajo do të nxjerrtë PDK-në në opozitë se të identifikohej me LDK-në”.

Gjini ka thënë se premtimi i Veselit për luftim të korrupsionit është pa sens dhe jashtë çdo realiteti.

“Të thuash se PDK do ta luftojë korrupsionin, është kulmi i cinizmit dhe qesharake”, tha ndër të tjera Ardian Gjini./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Kalo në kategori