LAJMI I FUNDIT:

Gjinekologia Sara Gottfried pohon: “Këto katër hormone janë fajtore për faktin që nuk mund të humbni peshë”

Gjinekologia Sara Gottfried pohon: “Këto katër hormone janë fajtore për faktin që nuk mund të humbni peshë”

Ja çfarë duhet të bëni

Sara Gottfried është gjinekologe, pedagoge universitare, studiuese me përvojë 25-vjeçare, ndërsa dhe ne ju sjellim disa këshilla për të humbur peshë.


“Plakja të bën të shëndoshë, kurse dhjami të bën edhe më të vjetër – është një rreth vicioz që vështirë mund të thyhet”, thotë Sara Gottfried, gjinekologe e njohur e specializuar për ndryshimet hormonale në trup, transmeton Telegrafi.

Gjatë karrierës sime, kur flas me pacientë dhe kur ndaj këshilla në internet, marr mesazhe kryesisht me këtë përmbajtje:

▪ Unë i zbatoj të gjitha këto rregulla, por nuk mund të humbas peshë.
▪ Unë po plakem dhe metabolizmi im po ngadalësohet. Kjo është gjenetikë.
▪ Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për mua të humbas peshë.
▪ Assesi nuk po mund të heq 5 kilogramët e tepërt! Si duket do të detyrohen të mësohem me këtë peshë.
▪ Disa ushqime nuk mund të ndaloj së ngrëni edhe pse jam e vetëdijshme për dëmin e tyre.
▪ A mund të më përshkruani ndonjë ilaç për humbje peshe?
▪ Unë tashmë jam përpjekur të humbas peshë. Ndoshta më në fund duhet ta pranoj veten si një person mbipeshë.
▪ Rekomandimet universale ushqimore nuk funksionojnë në trupin tim.
▪ Kam humbur 2 kilogramë, por për këtë arsye kam shtuar 5 menjëherë më pas. Ndihem tmerrësisht!

Ju ndoshta keni shqiptuar një nga frazat e mësipërme të paktën një herë në jetën tuaj. Nuk është e vështirë të merret me mend se po luftoni me peshën e tepërt.

Unë e kuptoj mirë vuajtjen e atyre femrave që kanë problem me shtimin në peshë.

Ne kemi një sasi të madhe hormonesh në trupin tonë, por janë vetëm 4, specifike për gjininë femërore, mungesa e të cilave na pengon të humbim peshë.

Çekuilibri i estrogjenit

Është hormoni që na jep femrave feminitet. E kanë edhe meshkujt, por në sasi më të vogël. Nëse keni testosteron të ulët, përqendrimi juaj i estrogjenit është pothuajse me siguri mbi normalen.

Çfarë duhet bërë?

Për të reduktuar estrogjenin (dhe për të humbur peshë), ju rekomandoj të hani rreth gjysmë kilogram perime në avull në ditë. Perimet do të dëbojnë estrogjenin e tepërt nga trupi, kështu që nuk do të qarkullojnë nëpër trupin tuaj si karma e keqe.

Perimet do të zvogëlojnë konsumin e mishit, gjë që mund të shkaktojë një rritje të estrogjenit në trup.

Nuk jam pro heqjes totale te mishit nga dieta, por gjate normalizimit te hormoneve rekomandimi im është të hani më shumë perime. Gjithashtu ju këshilloj të provoni dietën paleo, e cila është shumë efektive.

Insulina e tepërt

Dihet se një në dy amerikanë vuan nga një formë e diabetit që shoqërohet me obezitet. Kur keni problem me insulinën e tepërt, ndodhin çrregullime të glukozës, sheqeri në gjak kërcen lart e poshtë dhe yndyra grumbullohet.

Çfarë duhet bërë?

Ka shumë mënyra për të normalizuar insulinën, por unë personalisht rekomandoj të pini dy lugë gjelle uthull molle të holluar në një gotë ujë, çdo mëngjes.

Një studim i vitit 2004 tregon se konsumimi i 2 lugë gjelle uthull molle para një vakti, për adhuruesit e karbohidrateve, redukton ndjeshëm glukozën e re në gjak tek njerëzit me rezistencë ndaj insulinës.

Sigurisht që duhet të hiqni dorë nga ëmbëlsirat dhe ëmbëltuesit artificialë, sheqeri në çdo formë…

Mos harroni: nëse keni një çrregullim metabolik, kjo është shenja e parë e një problemi me insulinën.

Kortizoli i tepërt

Kortizoli prodhohet si përgjigje ndaj situatave stresuese, por shumica prej nesh janë nën stres gjatë gjithë kohës. Kur bëhet fjalë për çekuilibër hormonal dhe shtim në peshë, të gjitha rrugët çojnë në kortizol.

Nëse trupi juaj vazhdimisht po përjeton spektrin e plotë të hormoneve të stresit, ai duhet të grumbullojë rezerva yndyrore. Dhe më së shpeshti do t’i ruajë në stomak. Një nivel i lartë i kortizolit çon në varësinë ndaj ushqimit, veçanërisht sheqerit. Ju filloni të hani gjithnjë e më shumë ëmbëlsira dhe ushqime komode. Si rezultat, formohet yndyrë e pastër, e cila depozitohet në të gjitha pjesët e trupit.

Çfarë duhet bërë?

Për të rivendosur nivelet e kortizolit, duhet të ndaloni së piri kafe. Përmbahuni nga kafeja për të paktën një javë dhe do të vini re se flini më mirë, se jeni më të qetë.

Nëse është e pamundur të hiqni dorë nga kafeja, provoni ta zëvendësoni me çaj jeshil, i cili gjithashtu përmban kafeinë. Më pas, me kalimin e kohës, zëvendësoni çajin jeshil me çaj bimor.

Ndonjëherë pini ujë të nxehtë me limon dhe një majë piper të kuq. Nëse pini një gotë ujë me limon dhe speca, çdo mëngjes do të: rregulloni zorrët, jashtëqitja juaj do të jetë e rregullt dhe do të largoni toksinat nga trupi juaj.

A e dini pse nuk po humbni kilogramë
Lexo po ashtu A e dini pse nuk po humbni kilogramë

Mungesa e adiponektinës

Adiponektina është një nga hormonet kryesore që i thotë trupit tuaj të djegë dhjamin. I koduar nga gjeni ADIPOK dhe i sekretuar nga qelizat dhjamore, është i nevojshëm për të rregulluar nivelet e glukozës dhe për të zbërthyer acidet yndyrore.

Çfarë duhet bërë?

Për të rikthyer adiponektinën në trup, ju rekomandoj të hani fëstëkë. Janë të shkëlqyera dhe ndikojnë në përqendrimin e hormoneve në të gjithë trupin.

Po kështu, ky hormon do të rivendosë urinë periodike. Është më e lehtë nëse nuk hani gjatë natës, d.m.th., jeni të uritur deri në orën 18:00. Nëse keni ngrënë darkë në orën 18:00, nuk duhet të hani asgjë deri në mesditë të nesërmen.

Përveç fistekëve, avokadot dhe çokollata e zezë do ta balancojnë këtë hormon.

Mos harroni të bëni ushtrime!

Këshillë plus:

Këshilla ime është të dëgjoni trupin tuaj dhe të ndiqni atë rrugë. Femrat humbin peshë më mirë kur vendosin me vendosmëri të ndryshojnë diçka tek vetja. Ata kanë fuqinë për të transformuar veten pavarësisht nga të gjithë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori