Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, ka shpërndarë sot mekanizim për 100 fermerë, ku 30 prej tyre janë spërkatëse të grurit, 20 kosë rotative, 15 rotofreza, 15 piatore, 15 grabuja dhe pesë mbjellëse misri.
Në ceremoninë zyrtare të shpërndarjes, Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka rikonfirmuar se bujqësia mbetet prioriteti i parë i qeverisjes.
“Jam i lumtur që nga sot do t’ua lehtësojmë punën 100 familjeve me këto pajisje. Do të vazhdojmë subvencionimin qind për qind edhe në farën e misrit për mbjelljes pranverore dhe me programe tjera bujqësore në mënyrë që prioritetet në bujqësi të ruhen. Mbetemi për mua si njerëzit që jeni duke e ndërtuar dhe mbajtur shtetin sepse bujqit janë themeli dhe ata me djersën e tyre, po i mbajnë familjet duke u bërë të pavarur nga çdo lloj ndihme”, ka thënë Haziri, përcjell Telegrafi.
Ai tha se subvencionimi do të vazhdoj gjatë gjithë vitit, duke shtuar se do t’i vazhdojnë edhe partneritetet me programet e USAID, TIKA e agjenci të tjera.
Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bujqësisë, Vahid Aliu, është shprehur se gjatë ditëve në vijim do të vazhdojnë me shpërndarjen e farës së misrit, foli plastike për serra, sikurse edhe furnizim të bletarëve me 300 shoqëri bletësh, ngritjen e 20 hektarëve me kulturë të arrave, etj.
Aliu ka njoftuar se vlera e këtij subvencioni është mbi 58 mijë euro, me bashkëfinancim të fermerëve me 20 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Qeveria e Kosovës nis përgatitjet për projektet infrastrukturore nga fondet e BE-së
5,829 euro mblidhen nga konsumatorët e Meridian Express për SOS Fshatin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër