Gjilani dhe Ballkani kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të derbit të javës së dytë të Superligës së Kosovës.

Ndeshja nisi shumë mirë, pasi që të dy skuadrat shënuan që në start.


Zhvillohej minuta e 6-të, kur Robert Rrahmani me një gjuajtje të bukur nga distanca arriti të shënoj për 1-0 për Gjilanin.

Screenshot 2024 08 19 193139

Pas vetëm një minute Queven Inacio arriti të barazojë shifrat në 1-1 pas asistimit të Walid Hamidi.

Gjilani kishte dy raste me Rrahmanin dhe Senad Jarovicv, por Enea Koliçi ishte në vend.

Në anën tjetër për Ballkanin rrezikuan Hamidi dhe Queven, por as këta nuk ishin të saktë.

Në pjesën e dytë, Almir Kryeziu arriti të shënojë, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Screenshot 2024 08 19 192944

Gjilani kishte një tentim me Kushtrim Shabanin, por topi shkoi jashtë portë.

Gjilani dhe Ballkani u desh të pajtohen në fund me nga një pikë./Telegrafi/

telegrafi sport app