LAJMI I FUNDIT:

Gjilan: U futën në dy shtëpi për të vjedhur, hetohen nga familjarët, gjatë ikjes plagosin një 17 vjeçar – njëri nga ta arrestohet

Gjilan: U futën në dy shtëpi për të vjedhur, hetohen nga familjarët, gjatë ikjes plagosin një 17 vjeçar – njëri nga ta arrestohet

 Një grabitje e armatosur ka ndodhur në fshatin Livoq i Epërm të Gjilanit, si pasojë një 17 vjeçar është plagosur.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 19: 55, kur dy persona me armë zjarri, fillimisht janë futur në një shtëpi ku nuk gjendej askush brenda, më pastaj kanë vazhduar në shtëpinë e dytë, po të njëjtës familje.


Mësohet se pasi janë futur në shtëpinë e dytë janë penguar nga familjarët.

Njëri nga ta në tentim për të ikur, ka plagosur me armë zjarri në këmbë një 17 vjeçar, të familjes ku kishte ndodhur grabitja.

Policia njofton se ka arrestuar njërin nga të dyshuarit për grabitje dhe plagosje, me iniciale J.T., (shqiptar) me nënshtetësi të serbe.

Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori