LAJMI I FUNDIT:

Gjiko pëson aksident të rëndë me veturë (Foto)

Gjiko pëson aksident të rëndë me veturë  (Foto)
Gjiko nuk hezitoi ta shfaqte veturën e tij edhe në klipin e fundit me Nora Istrefin, "Gabime".

Reperi Asdren Gjikolli, i njohur me emrin artistik Gjiko, ka pësuar një aksident të rëndë komunikacioni.

Aksidenti ka ndodhur në tunelin e Kalimashit, me ç’rast vetura e tij është përplasur me një kamion.


Vetura e Gjikos është dëmtuar rëndë

Burime të Telegrafit njoftojnë se hitbërësi i këngës “Yjet nalt” ishte duke shkuar për në Shqipëri në momentin kur ka ndodhur aksidenti. Ai duhej të mbante një koncert në Velipojë.

Nga fotografitë e siguruara nga Telegrafi, shihet se vetura e tij është dëmtuar rëndë.

Momenti i largimit të veturës së reperit

Akoma nuk dihet se cila është gjendja e reperit. /Telegrafi/