Kompania më e madhe botërore për teknologji virtuale, EON Reality ka zgjedhur Kosovën dhe UBT-në, si partner implementues, që të bëjë investimin më të madh direkt në Kosovë që nga paslufta, njëherësh edhe dhe të vetmin në Ballkan, për hapjen e Qendrës për Realitet Virtual dhe të Shtuar.
Kjo qendër do të jetë burim i gjenerimit të produkteve virtuale, që do të ndryshojë rrënjësisht dhe përgjithmonë mënyrën e qasjes ndaj problemeve dhe zgjidhjen e tyre, teksa do të shndërrohet edhe në gjenerues të qindrave vendeve të punës dhe të shpalosjes së pasionit dhe talentit për të rinjtë nga Kosova dhe mbarë rajoni.
Tridhjetë (30) milionë dollarë është shuma që EON Reality do ta ndajë për ndërtimin e kësaj qendre, që do të shndërrohet në një laborator të krijimit dhe të jetësimit të metodave më inovative teknologjike, që do ndryshojnë përgjithmonë zgjidhjen e problemeve industriale, por veçanërisht do të fokusohet në ndryshimin e sistemit arsimor në Kosovë dhe më gjerë.
Përmes Qendrës për Realitet Virtual dhe të Shtuar, në sistemin arsimor të Kosovës do të instalohet sistemi arsimor i së ardhmes, ku gjeneratat e reja shumë shpejt do të fillojnë që të mësojnë duke praktikuar (Learning by Doing).
Rektori i UBT-së, Prof. dr. Edmond Hajrizi tha se investimi për hapjen e një qendre të tillë e dërgon Kosovën në një nivel tjetër të shfrytëzimit të teknologjisë dhe e vendos përkrahë shteteve më të zhvilluara të botës.
“Ky investim madhor në shtetin tonë do të mundësojë krijimin e një platforme për të rinjtë tanë, e cila deri dje ishin ëndrra jonë më e madhe, kurse tani gjeneratat e reja do të mësojnë me teknologjitë më të reja botërore, që ndikon në krijimin e kompetencave më të qëndrueshme dhe që do t’i përvetësojnë shumë më shpejt”, theksoi Hajrizi.
Ai e falënderoi EON Reality që ka besuar se UBT do ta jetësojë këtë qendër dhe do t’i dalë në ndihmë shoqërisë, teksa shprehu konsideratë edhe ndaj kësaj të fundit, për faktin se i ka mirëpritur me shumë lehtësi ndryshimet e tilla kaq rrënjësore teknologjike.
Presidenti i EON Reality, Dan Lejerskar, duke e shprehur interesimin e madh për të jetësuar këtë qendër, tregoi për të pranishmit të arriturat më të mëdha, bashkëpunëtorët dhe implementuesit e teknologjisë së realitetit virtual, si dhe të ardhmen që do ta sjellë realiteti virtual.
Ai tha se kompanitë më të mëdha botërore po e shfrytëzojnë realitetin virtual për të krijuar produktet e tyre, për t’i minimizuar kostot dhe për t’i rritur fitimet. Sipas tij, një sistem i tillë do të instalohet përmes kësaj qendre edhe në Kosovë, dhe përmes Kosovës e UBT-së, edhe në vendet e tjera të rajonit.
“Do ta ndërtojmë këtë qendër për të zhvilluar dhe instaluar një mentalitet dhe sistem të ri të të mësuarit dhe punuarit në Kosovë. Zhvillimi i teknologjisë e ka ulur nevojën për forcë punëtore, por njëkohësisht është shtuar nevoja për njerëz që kanë shkathtësi teknologjike dhe që kanë njohuri në përshtatjen e inteligjencës artificiale me nevojat e njerëzve në kohët e sotme”, konstatoi Lejerskar.
Që prej vitit 2001, UBT ka qenë nismëtar për sjelljen e inovacioneve të fundit teknologjike në Kosovë. Me të gjitha arritjet e deritanishme, është zgjeruar rrjeti i bashkëpunëtorëve vendorë e ndërkombëtarë, të cilët falë UBT-së, Kosovën nuk e konsiderojnë më vetëm si shfrytëzues të vlerave dhe njohurive të të tjerëve, por edhe si shtet partner të barabartë në dhënien e kontributit për ngritjen e vlerave shkencore në botë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
TECHTONIC në Prishtinë: Hapet zinxhiri i dyqaneve të pajisjeve të teknologjisë

Tri dekada plot sukses dhe arritje për Alba qeramika

Ja pse Kontura Profiles bën linjën më të sigurt të prodhimit – bashkëpunimi me një ndër prodhuesit më të njohur italian
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Brenda ambienteve të CineStar - kinemaja më e madhe në Evropën Juglindore hap dyert në Kosovë: Thjesht Wow!

Merr udhëtimin që meriton me Prime Travel

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen