LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti i Ligës Premier po hetohet për pagesa të dyshimta tek disa agjentë

Gjiganti i Ligës Premier po hetohet për pagesa të dyshimta tek disa agjentë

Një klub i madh nga Liga Premier është duke u hetuar nga FA dhe HMRC për kryerjen e pagesave në mënyrë të jashtëligjshme për agjentët.

Skuadra ka përdorur disa nga ekipet e tyre ‘partnere’ të huaja për të shpërlarë paratë e paguara për marrëveshjet që janë realizuar në Angli.

FA ka punuar me zyrtarë shtetërorë të tatimit pas kontrolleve mbi pagesat e bëra përmes sistemit të tyre të ‘kleringut’ dhe pas ankesave nga agjentë të tjerë që dinin për praktikën.


Motra e Ronaldos me mesazh të koduar rreth të ardhmes së portugezit
Lexo po ashtu Motra e Ronaldos me mesazh të koduar rreth të ardhmes së portugezit

Klubi ka paguar tarifat e agjentëve nga partnerët e tyre evropianë, shpesh si marrëveshje për të hulumtuar lojtarë.

Kjo ka bërë që shuma të mëdha të përfshihen tek agjencitë në vend që t’i paguajnë ato për pjesën e tyre në transferta të vërteta.

Mësohet se  gjashtëmbëdhjetë marrëveshje janë duke u shqyrtuar për të kontrolluar gjurmët e parave të përfshira në lëvizjet që janë shënuar.

Eriksen po e thyen premtimin që ia dha Tottenhamit në prag të kalimit te Unitedi
Lexo po ashtu Eriksen po e thyen premtimin që ia dha Tottenhamit në prag të kalimit te Unitedi

Shumë pronarë të klubeve të Ligës Premier kanë ekipe satelitore. Dhe atyre u lejohet ta përdorin këtë avantazh për të huazuar lojtarë ose për të kontraktuar yje të rinj për një karrierë në ligën më të mirë.

Megjithatë, në këtë rast klubet mashtruese kanë maskuar tarifat. Kjo do të thotë se ata kanë mbajtur kostot e tyre të Fair Play Financiar dhe faturat tatimore të agjentëve në këtë vend.

HMRC gjithashtu po interesohet për çdo gjetje nëse vërtetohet se ka pasur keqbërje. Por, FA aktualisht po merr drejtimin dhe ka fuqinë për të gjobitur rëndë klubin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori