LAJMI I FUNDIT:

GJETHE TË VDEKURA

GJETHE TË VDEKURA

Poezi nga: Jacques Prevert
Përktheu: Roland Gjoza

Oh, sa dua të mos i harrosh kurrë
Ato ditë të lumtura kur bënim dashuri
Ato ditë kur jeta kishte shumë dritë
Dhe dielli shkëlqente më shumë se sot
Se merrte dritë dhe prej syve të tu
Gjethet e vdekura binin papushim
E shikon, unë nuk të harroj dot
Gjethet e vdekura binin papushim
Si trishtimet dhe kujtimet tona
Dhe era e veriut i çonte larg
Në natën e acartë të harresës
E shikon, unë nuk të harroj dot
As këngën që këndoje për mua
Ishte një këngë që na shkonte shumë
Unë të dashuroja ty
Ti më dashuroje mua
Por jeta i ndan ata që duhen
Ngadalë dhe pa zhurmë
Me një dritë blu
Deti zhduk gjurmët
E të dashuruarve