LAJMI I FUNDIT:

Gjersa po rikuperohet në Berlin, Kremlini po i hakmerret Navalnyt: Gjithçka po i konfiskohet në Rusi

Gjersa po rikuperohet në Berlin, Kremlini po i hakmerret Navalnyt: Gjithçka po i konfiskohet në Rusi

Llogaria bankare e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny është ngrirë dhe banesa e tij në Moskë është konfiskuar për shkak të proceseve gjyqësore, thotë zëdhënësi i tij, Kira Yarmish.

Kjo ndodhi ndërsa po rikuperohet nga helmimi në një spital të Berlinit, transmeton Telegrafi.


“Kjo do të thotë që banesa e Navalnyt nuk mund të shitet, dhurohet ose hipotekohet”, tha Kira Jarmis në një video të postuar në Twitter.

Prona e Navalnyt u konfiskua më 27 gusht për shkak të një procesi gjyqësor që ka me një kompani hotelierike shkollore.

Një gjykatë në Rusi vendosi në tetor të vitit të kaluar që Navalny dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të paguajnë 1.4 milion dollarë dëmshpërblim për shpifje ndaj një kompanie hotelierike shkollore, sepse në një video ata vunë në dyshim cilësinë e ushqimit të prodhuar nga kompani.

Muajin e kaluar, Navalny u transferua nga Rusia në Gjermani pas helmimit dhe vendet perëndimore po kërkojnë një shpjegim nga Kremlini, i cili mohon çdo përfshirje në incident. /Telegrafi/