LAJMI I FUNDIT:

Gjermania vendi më i mirë për të punuar gjatë vitit 2019

Gjermania vendi më i mirë për të punuar gjatë vitit 2019

Sipas bankës HSBC, vendi më i mirë për “njerëzit ambiciozë që kërkojnë një shtysë në karrierën e tyre në vitin 2019” është Gjermania.

Ky është rezultati i një sondazhi të kryer te 22,318 persona që jetojnë jashtë vendit të lindjes, në 163 vende të botës. Arsyeja kryesore që i shtyn të rinjtë të lënë vendin e tyre të origjinës është pikërisht përmirësimi i kushteve të tyre të punës.


Pjesëmarrësit në sondazh u pyetën për të vlerësuar përvojën e tyre në punë në bazë të pyetjeve të fokusuara te karriera.

Ligji i ri për Emigrim në Gjermani, rrezikon largimin e të rinjve nga Kosova
Lexo po ashtu Ligji i ri për Emigrim në Gjermani, rrezikon largimin e të rinjve nga Kosova

Besnike ndaj reputacionit për efikasitetin, Gjermania është konsideruar edhe si një vend për progres në karrierë, me 65 për qind e të intervistuarve që e cilëson si vend “produktiv”, ndërsa 70 për qind e të intervistuarve thonë që ekuilibri mes jetës profesionale dhe asaj personale është përmirësuar që kur është transferuar në Gjermani, përcjell Telegrafi.

Gjermania hap dyert për punëtorët e huaj të kualifikuar
Lexo po ashtu Gjermania hap dyert për punëtorët e huaj të kualifikuar

Të huajt që jetojnë dhe punojnë në Gjermani e vlerësojnë vendin për kulturën e punës dhe nivelin e sigurisë në punë. Thuajse 75 për qind e të intervistuarve raportuan për përmirësim të sigurisë në punë në Gjermani krahasuar me vendin e origjinës.

Gjermania shënon rekord të punësimit për vitin 2018
Lexo po ashtu Gjermania shënon rekord të punësimit për vitin 2018

Për herë të parë, në klasifikimin e këtij viti, Gjermania kapërcen Suedinë dhe Zvicrën, ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Britania e Madhe dhe Bahrejni. /Telegrafi/