LAJMI I FUNDIT:

Gjermania do t’i penalizoj azilkërkuesit që gënjejnë

Gjermania do t’i penalizoj azilkërkuesit që gënjejnë

Për ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, nëse azilkërkuesit e refuzuar fshehin identitetin do të humbasin lejen e përkohshme të toleruar.

Agjencia e lajmeve AFP dhe gazeta Die Welt, citojnë një draft të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Berlin, se “kush e pengon dëbimin e tij vetë, për shembull, duke u dhënë të dhëna të gabuara autoriteteve për identitetin apo nënshtetësinë ose nuk bashkëndihmon në sigurimin e pasaportës, nuk do të marrë në të ardhmen lejen e përkohshme të toleruar të qëndrimit (duldung). Ky i huaj do të pajiset vetëm me një leje që shënon, se ai është i detyruar të largohet nga Gjermania”.


Synimi i këtij ashpërsimi ligjor është të ndahen azilkërkuesit e refuzuar që e pengojnë vetë dëbimin e tyre nga ata që për arsye të njohura nuk mund të dëbohen, sepse nuk kanë pasaportë, kanë arsye të forta humanitare që flasin kundër dëbimit apo në rajonin e banimit të personit nuk ka fluturime për shkak se është një rajon krize.

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Berlin është shprehur se, azilkërkuesit janë deri më tani i vetmi grup i të huajve në Gjermani, i cili nuk ndiqet penalisht, kur gënjen autoritetet për identitetin.

Gjermania hap dyert për punëtorët e huaj të kualifikuar
Lexo po ashtu Gjermania hap dyert për punëtorët e huaj të kualifikuar

“Aktualisht ka vetëm gjobitje si kundravajtje. Kjo është një gjendje, që nuk duam ta pranojmë më si të tillë. Për të mbyllur këtë boshllëk ligjor penalizimi, në nivel ekspertësh po zhvillohen diskutime”, thuhet nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjermania shënon rekord të punësimit për vitin 2018
Lexo po ashtu Gjermania shënon rekord të punësimit për vitin 2018

Por aktualisht ky Projektligj ende nuk është akorduar me sektorë të tjerë të ministrisë, prandaj është shumë herët të ofrohen të dhëna më konkrete. Po ashtu nuk dihet, nëse partitë e koalicionit do të binin në ujdi për një ligj të tillë.

Ministrja socialdemokrate e Drejtësisë, Katarina Barley ka shprehur rezerva për propozimin e Seehoferit.

Gjermania vendi më i mirë për të punuar gjatë vitit 2019
Lexo po ashtu Gjermania vendi më i mirë për të punuar gjatë vitit 2019

Një zëdhënës tha se kur Projektligji të jetë gati ai do të shqyrtohet, por që tani, të dhënat e gabuara personale shihen si kundërvajtje dhe gjobiten.

Organizata e të drejtave të njeriut Pro Asyl, i kritikon planet e Seehoferit.

“Praktika tregon, se azilkërkuesve shpesh në mënyrë arbitrare u thuhet se nuk bashkëveprojnë sa duhet. Në një kohë që ka arsye të ndryshme për dokumentet që mungojnë”, shpjegon Pro Asyl.

Ligji i ri për Emigrim në Gjermani, rrezikon largimin e të rinjve nga Kosova
Lexo po ashtu Ligji i ri për Emigrim në Gjermani, rrezikon largimin e të rinjve nga Kosova

Tre të kartelat e azilkërkuesve të refuzuar që duhet të largohen janë me leje të përkohshme, sepse kanë një identitet falls apo shteti heq dorë nga dëbimi për arsye humanitare.

“Në Gjermani në fund të vitit 2018 ka pasur 180,124 vetë me leje të përkohshme të toleruar të qëndrimit. 40 për qind e tyre nuk kanë dokumente”, thuhet në përgjigjen që Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë i dha kërkesës së grupit parlamentar liberal FDP. /DW /Telegrafi/