LAJMI I FUNDIT:

Gjermania do të japë 1.3 miliard euro për të mbijetuarit e Holokaustit në mbarë botën për vitin 2024

Gjermania do të japë 1.3 miliard euro për të mbijetuarit e Holokaustit në mbarë botën për vitin 2024

Organizata që trajton pretendimet në emër të hebrenjve që vuajtën nën nazistët tha të enjten se Gjermania ka rënë dakord të japë 1.4 miliardë dollarë të tjerë (1.29 miliardë euro) në total për të mbijetuarit e Holokaustit anembanë globit për vitin e ardhshëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompensimi u negociua me ministrinë e financave të Gjermanisë dhe përfshin 888.9 milionë dollarë për të ofruar kujdes në shtëpi dhe shërbime mbështetëse për të mbijetuarit e dobët dhe të pambrojtur të Holokaustit.


“Çdo vit, këto negociata bëhen gjithnjë e më kritike, ndërsa brezi i fundit i të mbijetuarve të Holokaustit plaket dhe nevojat e tyre rriten”, ka thënë Greg Schneider nga organizata në fjalë.

“Të jesh në gjendje të sigurohet pagesa direkte për të mbijetuarit, përveç zgjerimeve të shërbimeve të mirëqenies sociale, është thelbësore për t’u siguruar që çdo i mbijetuar i Holokaustit të ketë kujdesin e nevojshëm për aq kohë sa kërkohet, duke adresuar çdo nevojë individuale”, shtoi Schneider.

Siç thuhet më tej, me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore tashmë gati tetë dekada më parë, të gjithë të mbijetuarit e gjallë të Holokaustit janë të moshuar dhe shumë vuajnë nga probleme të shumta mjekësore, sepse u privuan nga ushqimi i duhur kur ishin të rinj.

Që nga viti 1952, qeveria gjermane ka paguar më shumë se 90 miliardë dollarë individëve për vuajtjet dhe humbjet që vijnë nga persekutimi nga nazistët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori