LAJMI I FUNDIT:

Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa

Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa

Gjermania po vazhdon përpjekjet e saj për të fuqizuar ekonominë përmes tërheqjes së punëtorëve të kualifikuar dhe atyre me aftësi praktike.

Në fokus të këtyre politikave janë sidomos punonjësit nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas autoriteteve gjermane, deri në fund të këtij viti planifikohet lëshimi i 20 mijë vizave profesionale, ndërsa nevoja vjetore e Republikës Federale për punëtorë arrin në 400 mijë persona.


“Gjermania po ndjek politika agresive dhe afruese për të përmbushur këtë deficit. Ndër hapat kryesorë janë heqja e burokracive për lejet e punës, moskërkimi i diplomave apo kualifikimeve për disa profesione, dhe kërkesa minimale për njohjen e gjuhës gjermane për pozicione që e kërkojnë atë. Për punët e thjeshta, aftësia për kryerjen e detyrës është e mjaftueshme”, u shpreh një zyrtar i sektorit të punësimit.

Nga ana tjetër, Shqipëria po ndërmerr masa për të ndaluar largimin e fuqisë punëtore drejt vendeve si Gjermania.

Përmes rritjes së pagave në administratën publike dhe nxitjes për reflektim të sektorit privat në këtë drejtim, Shqipëria synon të rrisë tërheqjen e fuqisë punëtore brenda vendit.

Përmirësimi i arsimit profesional është një tjetër prioritet.

“Në shkollat e mesme po shtohen dy pozicione të reja: mësuesi i karrierës dhe mësuesi i cilësisë. Këta mekanizma do të ndihmojnë në identifikimin e prirjeve të nxënësve dhe ruajtjen e standardeve në arsim”, tha eksperti për punësimin, Erion Muça, njofton tch.

Gjermania dhe Shqipëria po ndjekin qasje të kundërta, duke treguar se balanca mes kërkesës dhe ofertës për punëtorë mbetet një sfidë globale.

Në trend Lajme

Më shumë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Shala: Anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO është i mundshëm, FSK-ja ka doktrinë amerikane

Shala: Anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO është i mundshëm, FSK-ja ka doktrinë amerikane

Siguri
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?

Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?

Lajme
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Kronika e Zezë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Kalo në kategori