LAJMI I FUNDIT:

Gjermania me numër rekord të të punësuarve

Gjermania me numër rekord të të punësuarve

Punësimi total në Gjermani në muajin shtator 2018 është rritur në 45 milionë persona. ku që pas bashkimit të Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore në vitin 1990, për herë të parë është arritur në shifrën prej 45 milionë të punësuarve me ç’rast është thyer rekord.

Sipas të dhënave të Zyrës Federale Statistikore të Gjermanisë, punësimi në vend në muajin shtator 2018, në krahasim me muajin gusht të të njëjtit vit është rritur për 0.5 për qind dhe numri i personave që janë punësuar është rritur për 216 mijë persona, ndërsa numri total është 45 milionë e 12 mijë.


Ndërkohë sipas vlerësimeve në anketat e fuqisë punëtore, në muajin shtator 2018 janë regjistruar 1.43 milionë të papunë, që në krahasim me një muaj më parë është zvogëluar për 44 mijë apo 2.7 për qind, ndërsa shkalla e papunësisë në vend është 3.4 për qind.

Ekspertët theksojnë se bashkimi i arsimit profesional, arsimit teorik dhe atij praktik kanë një ndikim të madh mbi nivelin e vogël të papunësisë, sidomos tek të rinjtë. /Telegrafi/