LAJMI I FUNDIT:

Gjermania në gjendje katastrofe, shkon në 60 numri i personave të vdekur nga përmbytjet

Gjermania në gjendje katastrofe, shkon në 60 numri i personave të vdekur nga përmbytjet

Më shumë se 60 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 70 të tjerë konsiderohen të zhdukur, pas reshjeve të mëdha që shkaktuan përmbytje në Gjermani.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka premtuar mbështetje të plotë për të gjithë të prekurit nga këto përmbytje, shkruan BCC, transmeton Telegrafi.

Duke folur gjatë një takimi me Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden në Uashington DC, Merkel shprehu “ngushëllimet e saj më të thella” për të gjithë që kishin humbur të dashurit e tyre.

Jo vetëm në Gjermani: Përmbledhje pamjesh të katastrofës së krijuar nga përmbytjet në disa shtete të Evropës
Lexo po ashtu Jo vetëm në Gjermani: Përmbledhje pamjesh të katastrofës së krijuar nga përmbytjet në disa shtete të Evropës

“Kam frikë se do të shohim vetëm shtrirjen e plotë të kësaj tragjedie vetëm në ditët në vijim,” tha ajo.

Ajo gjithashtu premtoi mbështetjen e qeverisë me përpjekjet e shpëtimit dhe me rindërtimin, duke i thënë popullit gjerman se qeveria “nuk do t’ju lërë vetëm në këto orë të vështira dhe të tmerrshme”.

Belgjika gjithashtu ka raportuar të paktën 11 të vdekur pas motit ekstrem, për të cilin politikanët kanë deklaruar se ka ardhur si pasojë e ndryshimit të klimës./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori