LAJMI I FUNDIT:

Gjermania ndihmon me mbi një miliard euro Ukrainën – ata mund t’i shfrytëzojnë si të duan paratë

Gjermania ndihmon me mbi një miliard euro Ukrainën – ata mund t’i shfrytëzojnë si të duan paratë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ndau dy miliardë euro shtesë për ndihmë ushtarake. Nga kjo, vetëm për Ukrainën – dukshëm më shumë se një miliard euro.

Presioni ndaj kancelarit dhe qeverisë gjermane për të ofruar më shumë ndihma ushtarake për Ukrainën është rritur ditëve të fundit nga politikanët të koalicionit qeverisës.


Tani Scholz ka reaguar dhe ka njoftuar se ka ndarë gjithsej dy miliardë euro shtesë – nga të cilat dukshëm më shumë se një miliard euro do të shkojnë drejtpërdrejt në Ukrainë, njoftoi televizioni gjerman ARD.

Ukrainasit mund t’i përdorin ato para edhe për të blerë armët që duan – në konsultim me Shtetet e Bashkuara dhe partnerë të tjerë.

Nëse ata blejnë armë nga Gjermania, eksporti duhet të miratohet nga Ministri Federal i Ekonomisë, Robert Habeck. 400 milionë euro nga paketa janë të destinuara për Entin Evropian të Paqes, i cili blen armë për Ukrainën. 400 milionë eurot e mbetura janë për vendet e tjera.

Këto dy miliardë euro për blerjen e armëve për Ukrainën nuk janë pjesë e fondit special të paralajmëruar më parë për modernizimin e Bundeswehrit prej 100 miliardë eurosh, por bëhet fjalë për para shtesë, rritje të buxhetit të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori