eksperti-banner

Gjermania ka bërë të ditur se ka ndarë një paketë të re mbështetjeje për Ukrainën me vlerë rreth 1 miliard euro.

Kështu ka njoftuar ministria gjermane e Mbrojtjes, ku ka dhënë edhe disa detaje, raporton skynews.


Programi do të mbulojë mbrojtjen ajrore, armët dhe automjetet tokësore, shtoi ministria.

Boris Pistorius scaled

“Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me atë që i nevojitet më urgjentisht – mbrojtjen ajrore, municionet dhe tanket”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

“Me këtë ‘paketë të re dimërore’ ne po rrisim më tej gatishmërinë operacionale të forcave të armatosura ukrainase në muajt e ardhshëm”.

Ndryshe, shteti gjerman është një ndër vendet që më së shumti e ka ndihmuar Ukrainën, e cila po lufton me pushtuesit rus. /Telegrafi/