LAJMI I FUNDIT:

Gjermania mbështet fondin kosovar të garantimit të kredive

Gjermania mbështet fondin kosovar të garantimit të kredive
Foto: Arkiv/Ilustrim

Mbahet sot ceremonia cila zyrtarizon nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive dhe Qeverisë së Gjermanisë.

Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive (FKGK) u nis në vitin 2016 me ndihmën e USAID-it për të lehtësuar njërën nga pengesat kryesore ndaj rritjes ekonomike në Kosovë: mungesën e qasjes në kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të).


FKGK-ja nxitë huadhënien përmes sigurimit të garancive të pjesshme të kredive të cilat shërbejnë si zëvendësim i kolateralit, duke u ndihmuar në këtë mënyrë bankave që të zvogëlojnë riskun dhe kërkesat për kolateral.

Rritja e kreditimit u ndihmon NVM-ve të zgjerohen dhe të krijojnë vende të punës. /Telegrafi/