LAJMI I FUNDIT:

Gjermania ka nevojë për 5 milionë banesa sociale – çmimet e qirave po bëhen të papërballueshme

Gjermania ka nevojë për 5 milionë banesa sociale – çmimet e qirave po bëhen të papërballueshme

Çmimet e qirave janë bërë të papërballueshme për shumë gjermanë, duke rritur nevojën për banesat sociale, të subvencionuara nga shteti. Dega e ndërtimit nuk ka shumë interes, të ndërtojë aty ku fiton më pak.

Në vitet 90-ta në Gjermani kishte rreth 3 milionë banesa sociale, sot ky vend ka vetëm 1.1 milion të tilla. Ka disa përllogaritje, se sa hapësira të subvencionuara i nevojiten Gjermanisë.


Sipas Verena Bentele, presidente e Shoqatës Sociale (VdK), Gjermania ka nevojë për rreth 5 milionë banesa sociale. Ajo e argumenton këtë shifër të lartë me nevojën aktualisht në rritje të shumë familjeve për shkak të krizës së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.

Qeveria gjermane kishte premtuar se do t’i kushtohej kësaj çështjeje, dhe se do të ndërtoheshin 100 mijë banesa sociale vitin e kaluar, por realisht në vitin 2022 në Gjermani kishte 27 mijë më pak.

Ky është vetëm fillimi, sipas Axel Tausendpfund, drejtor i Shoqatës së Ekonomisë së Banimit të Gjermanisë Jugperëndimore.

“Objektivat e qeverisë do të dështojnë edhe këtë vit qartë. Shkaqet lidhen më rritjen e lartë të normave të interesit, rritje të fortë të çmimeve të ndërtimit dhe se edhe ne këtu për shkak të luftës në Ukrainë kemi vështirësi në lidhje me zinxhirët e furnizimit”, thotë Tausendpfund.

Projektet e ndërtimit, qofshin të subvencionuara ose jo po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta. Për investitorët më parë në projektet e subvencionuara mund të dilte një fitim te qiratë, por tani ky fitim përpihet nga rritja e kostove. Shumë qytete gjermane njoftojnë, se duan të mbyllin projektet e nisura, por janë planifikuar shumë pak projekte të reja ndërtimi.

Sipas Tausendpfundit, familjet me të ardhura të pakta do të preken edhe më shumë në të ardhmen. Një ofertë e dobët në tregun e banimit do të çojë në rritjen e mëtejshme të qirave.

“Në tregun normal ata që janë të dobët financiarisht dhe kërkojnë apartamente me qira kanë shumë pak shanse të gjejnë një apartament me qira të leverdishme. Edhe kur kanë dokumentin për të marrë apartament social, shpesh ata nuk e gjejnë dot një të tillë, sepse nuk ka banesa sociale”, thekson ai.

Më shumë impulse për investitorët

Disa faktorë nuk mund të ndryshohen, si për shembull përqindjet e larta të normave të interesit, çmimet e larta apo mungesa e punëtorëve të ndërtimit, por mund të ketë përmirësime të tjera.

Më shumë subvencione do të rrisin interesin e investitorëve, më pak kërkesa burokratike dhe leje më të shpejta ndërtimi mund ta bëjnë ndërtimin më të lehtë, më të shpejtë dhe më të lirë. Një hap i parë ndërmerret këtë vit.

Qeveria gjermane do të mbështesë në vitin 2023 me më shumë fonde sektorin e ndërtimit të banesave sociale. Për këtë janë parashikuar 1.78 miliard euro. Në vitin 2022 ishin parashikuar vetëm 750 milionë euro. Por ndërtimi i banesave sociale është kompetencë e landeve dhe programet e subvencionimit nuk janë të njësuara. /Deutsche Welle/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Ekonomi
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Kalo në kategori