LAJMI I FUNDIT:

Gjermania financon shkollimin e imamëve në këtë vend

Gjermania financon shkollimin e imamëve në këtë vend

Gjermania ka vendosur të financojë vetë shkollimin e imamëve që punojnë në këtë vend, për shkak të influencës tepër të madhe të vendeve të tjera, në radhë të parë të Turqisë. Projekti fillon së shpejti.

Qeveria në Berlin ka menduar gjatë se çfarë të bëjë, kur bëhet fjalë për influencën e jashtme në shkollimin e imamëve të cilët punojnë në Gjermani. Rezultati i këtyre mendimeve është themelimi i Asociacionit për çështje të shkollimit të imamëve nga Ministria e Punëve të Brendshme e Gjermanisë, e cila duhet të fillojë punën me 21 nëntor. Ndonëse ka organizata myslimane në Gjermani i shkollojnë vetë imamët për nevojat e tyre, shumica e imamëve në këtë vend është e lidhur me organizatën DITIB (Unioni Islam për Çështje Fetare). Ndaj kjo organizatë ka influencë të madhe tek imamët. Nga rreth 4,5 myslimanë sa jetojnë në Gjermani, rreth 3 milionë janë me origjinë turke.

Financimi

Pikërisht kjo influencë e madhe ka nxitur autoritetet gjermane që të ndërmarrin këtë hap kaq të guximshtëm, thotë për Deutsche Wellen përfaqësuesja e ekologjistëve, Filiz Polat, duke shtuar se partia e saj, Të gjelbërit, ka kohë që e ka kërkuar këtë masë.

DITIB është organizata më e madhe e myslimanëve në Gjermani, e ndërlidhur me rreth 900 xhami. Imamët e kësaj organizate shkollohen dhe financohen në Turqi, e prej atje dërgohen për shërbim në Gjermani. Pengesat në njohjen e gjuhës, dallimet kulturore dhe luajaliteti ndaj qeverisë turke kanë bërë që qeveria gjermane të merret kaq intensivisht me këtë çështje. Një nga pengesat më të mëdha ka qenë sigurimi i mjeteve financiare. Tani qeveria ka vendosur që të financojë vetë këtë shkollim. Deputetja Filiz Polat thotë për DW se Ministria e Brendshme ka konfirmuar gatishmërinë për financim.

Neutraliteti

Një nga organizatat që do të merret me shkollimin e imamëve do të jetë Këshilli Qendror i Myslimanëve në Gjermani (ZMD), thotë kryetari i kësaj organizate Aiman ​​Mazyek. “Nuk mund të ankohemi gjithmonë për shkak të imamëve nga jashtë”, thotë ai për DW. Themelimi i kësaj organizate është një hap pozitiv, i cili “është dashur të bëhet para shumë dekadave”, mendon Mazyek.

Kushtetuta gjermane parashikon që shteti të mos përzihet në çështjet e bashkësive fetare. Por deputetja e ekologjistëve Polat thotë, se neutralitetit i shtetit sigurohet me formimin e një organizate të pavarur. Selia e kësaj organizate do të jetë në Saksoni të Poshtme. “Edhe Seminari për punën e rabinëve në Potsdam është financuar me paratë e shtetit dhe kjo strategji ka dhënë rezultatet e duhura”, pohon deputetja e Partisë ekologjiste. Këtu mendohet në mbështetjen nga shteti të kolegjit Abraham Geiger. Polat mendon se kjo është në përputhje me Kushtetutën.

Hapja e dyerve

Teologjia islame për momentin mësohet vetëm në shkollat e larta në Münster, Tübingen, Osnabrück, Giessen dhe Erlangen-Nüremberg. Universiteti Humbold në Berlin ka hapur në tetor të këtij viti Institutin Teologjik Islam. Por studentët e teologjisë nuk mund të punojnë si imamë në Gjermani. Në këto institute nuk mësohet leximi i Kuranit, mënyra e lutjeve dhe punët praktike. Nëse një student do të bëhet imam, më pas ai duhet të ketë edhe një përgatitje të veçantë praktike.

Në planet më të reja parashikohet të zgjidhet edhe ky problem. Ekspertët e fesë islame thonë se teologjia do të jetë pjesë e kësaj përgatitjeje. Ndërsa autoritetet parashikojnë edhe masat për funksionimin e modelit dhe shkollimin e duhur të imamëve në Gjermani. Profesori Rauf Ceylan nga Universiteti në Osnabrück e sheh këtë si një hap të mirë për “hapjen e dyerve”. Por ai paralajmëron se ky është vetëm fillimi dhe se nuk duhet pritur tepër. „Me rëndësi është të fillohet, ndërsa me kohë ky projekt do të pranohet”, pohon profesori Rauf Ceylan. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori