LAJMI I FUNDIT:

Gjermania dhe Franca kërkojnë rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

Gjermania dhe Franca kërkojnë rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

Gjermania dhe Franca kanë kërkuar që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të rifillojë. Përmes një artikulli të përbashkët, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dhe homologu i tij francez, Jean-Yves Le Drian kanë thënë se moszgjidhja e çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është faktor destabilizues në Ballkanin Perëndimor.

“Së bashku me Serbinë dhe Kosovën, ne jem të përkushtuar që të zgjidhim të gjitha pengesat e mbetura. Çështjet e pazgjidhura ndërmjet të dyja shteteve vazhdon të mbetet faktor destabilizues në tërë Ballkanin Perëndimor dhe përbën edhe problem për sigurinë evropiane. Për këtë arsye, shtetet anëtare të BE-së kanë dominuar njërin prej diplomatëve më të aftë, Miroslav Lajçakun në postin e të dërguarit të posaçëm për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, kanë thënë dy ministrat, transmeton Telegrafi.

Sipas Maas dhe Le Drian, tani pasi Lajçak ka marr postin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, është koha që të rinisë ky proces, i cili, sipas tyre, duhet të ketë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje që zgjidh të gjitha çështjet e hapura.

“Franca dhe Gjermania janë të gatshme ta mbështesin atë dhe ekipin e tij me të gjithë potencialin tonë politik, diplomatik dhe ekonomik. Në prill të 2019, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron ftuan liderët e rajonit në një samit në Berlin. Tani që Miroslav Lajçak ka marrë detyrën dhe është koha që të rinisë dialogu. Qëllimi duhet të jetë arrtija e një marrëveshjeje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që zgjidh të gjitha çështjet e hapura dhe i kontribuon stabilitetit të rajonit”, kanë thënë ministrat Maas dhe Le Drian.

Gjermania dhe Franca shprehen pro një dialogu të strukturuar mirë dhe nuk duan zgjidhje të shpejta.

“Jemi të vetëdijshëm se ka një sërë çështjesh të hapura që duhet të zgjidhen para se të arrihet një marrëveshje. Nuk ka rrugë të shkurtra dhe zgjidhje të shpejta. Një qasje serioze, e strukturuar mirë, bisedime të thella, me ndërmjetësimin e BE-së”, thuhet në artikull.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u ndërpre në fund të vitit 2018, pasi Prishtina zyrtare vendosi taksën 100 për qind ndaj importeve të Serbisë. Beogradi e kushtëzoi rikthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e taksës.

Qeveria në detyrë e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti hoqi taksën 100 për qind më 1 prill të këtij viti dhe rivendosi masën e reciprocitetit me Serbinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori