LAJMI I FUNDIT:

Gjermania aktivizon planin emergjent të gazit për të siguruar furnizime jashtë Rusisë

Gjermania aktivizon planin emergjent të gazit për të siguruar furnizime jashtë Rusisë

Gjermania rriti nivelin e alarmit të planit të saj emergjent për gaz, teksa frika është rritur se Rusia do të ndërpresë furnizimet nëse shtetet perëndimore refuzojnë që të paguajnë për gazin rus me rubla.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck ka paralajmëruar se do të krijohet një zyre e krizave.


“Do të krijohet një zyre e krizave në Ministri”, tha Habeck gjatë një konference për media pasi shtetet e G7-ës refuzuan kërkesën e Rusisë për pagesën e energjisë ruse me rubla.

Masa e “parë parandaluese” e panit emergjent të Gjermanisë për gaz, është një masë “parandaluese” që ka për qëllim të sigurojë furnizimet me gaz.

Nga Hungaria deri te Maqedonia e Veriut - këto janë vendet evropiane që e përdorin gazin rus
Lexo po ashtu Nga Hungaria deri te Maqedonia e Veriut - këto janë vendet evropiane që e përdorin gazin rus

Sipas tij, rezervat e gazit aktualisht janë në 25 për qind të kapacitetit. Ai shtoi se ndalesa e dërgesave nga Rusia do të kishe pasoja “serioze”, edhe pse tregoi se furnizimet ende nuk janë ndalur.

Kremlini ka thënë se do të pranojë vetëm pagesa me rubla për furnizimet me gaz në shtetet e Bashkimit Evropian dhe e cilësoi deklarimin e G7-së si “të papranueshëm”.

“Ne nuk do të pranojmë shkeljen e marrëveshjeve private” për dërgesat e gazit, tha Habeck.

Gjermania varet shumë nga gazi rus për nevojat e saj energjetike pasi 55 për qind e furnizimeve të saj dërgoheshin përmes tubacioneve nga Rusia, para se Moska të niste pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Që prej nisjes së luftës, Gjermania ka rritur përpjekjet për të ulur varësinë e saj nga gazi rus dhe për të diversifikuar furnizimet e saj të energjisë. /REL/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori