LAJMI I FUNDIT:

Gjermanët mendojnë se Trump është më i rrezikshëm se Kim Jong Un dhe Vladimir Putin

Gjermanët mendojnë se Trump është më i rrezikshëm se Kim Jong Un dhe Vladimir Putin

Kur u pyetën se kush përbën kërcënimin më të madh për paqen botërore, gjermanët në një sondazh të fundit treguan me ngulm një person – Donald Trump.

Presidenti amerikan mundi drejtuesit e Koresë së Veriut, Rusisë, Kinës dhe Iranit.


Edhe pse Uashingtoni është një nga aleatët më të ngushtë të Gjermanisë, besimi i publikut në SHBA është gërryer ndjeshëm nën presidentin Donald Trump, tregoi një studim i ri YouGov, transmeton Telegrafi.

Gjermanët u pyetën se kush ishte më i rrezikshëm: Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, presidenti kinez Xi Jinping, udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei, presidenti rus Vladimir Putin ose presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Rreth 41% e gjermanëve thanë se menduan se Trump ishte më i rrezikshmi nga pesë liderët botërorë.

Në vendin e dytë ishte Kim me 17%, pasuar nga Putin dhe Khamenei me 8%. Në të fundit ishte Xi i Kinës me 7%.

Mbi 2,000 njerëz në Gjermani morën pjesë në sondazh, i cili ishte porositur nga agjensia e lajmeve dpa.

Një sondazh i ngjashëm me YouGov u krye në korrik të vitit të kaluar, në të cilin 48% e gjermanëve të anketuar thanë se Trump ishte më i rrezikshëm se Kim dhe Putin. Megjithatë, ai sondazh nuk përfshin udhëheqësit e Iranit apo Kinës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori