LAJMI I FUNDIT:

Gjeraj mbetet te Liria

Gjeraj mbetet te Liria

Ndonëse ishte paralajmëruar largimi, përkatësisht mos vazhdimi i bashkëpunimit me Lirinë, Robert Gjeraj i dha fund çdo dileme. Ai, mbetet i Lirisë.

‘U arrit marrëveshja me Robertin’, ka thënë shkurt për faqen e klubit, kryetari, Mirsad Çollaku.


Ndërsa, Robert Gjeraj pohoi se “u morëm vesh përsëri. Jam i lumtur për këtë të arritur. Shpresoj të jap maksimumin për klubin”.

Ky lajm ka gëzuar edhe adhuruesit e klubit, ku Gjeaj gjatë stinorit të kaluar kishte dhënë maksimumin.

Gjeraj, që ka bërë stërvitje vetanake, nga e mërkura do t’i bashkohet stërvitjeve me futbollistët tjerë, duke qenë nën urdhrat e kryetrajnerit Ramiz Krasniqi dhe ndihmësve të tij.