LAJMI I FUNDIT:

Gjëra që duhet t’i keni parasysh kur bëni ‘qejf’ gjatë periodave

Gjëra që duhet t’i keni parasysh kur bëni ‘qejf’ gjatë periodave

E dini mirë se seksi gjatë periodave është fantastik për shumë arsye. Për të bërë edhe më interesant dhe më pak të sikletshëm, hidhini një sy këshillave më poshtë

Gjinekologët në universitetin e Michiganit tregojnë se duke bërë seks gjatë ciklit, shkurtoni kohëzgjatjen e tij.


Pas çdo orgazme, mitra kontraktohet dhe me çdo kontraktim del më shpejt se ç’do dilte vetë. Prandaj do vuani edhe më pak nga dhimbjet e barkut: perfekte!

Por veç kësaj arsyeje aspak të parëndësishme, ka edhe të tjera përfitime që vijnë me seksin e periodave.

Megjithatë, ekspertët shpjegojnë se seksi gjatë atyre ditëve do t’i bënte shumë mirë trupit tuaj, gjithmonë duke patur parasysh disa këshilla.

1. Përdorni prezervativ

Nëse keni ndërmend ta bëni kur jeni me perioda, duhet të jeni të sigurt. Infeksionet vagjinale janë aty.

2. Shmangni disa pozicione të caktuara

Nëse pozicioni i preferuar është ai lart, shmangeni gjatë atyre ditëve. Misionari do të jetë shoku juaj më i mirë.

3. Futuni në dush

Seksi në dush nuk është edhe aq i rehatshëm,me përjashtim të rasteve kur jeni me perioda. Vetë periodat do të luajnë rolin e lubrifikantit dhe në të njëjtën kohë s’do ta keni mendjen tek shenjat e gjakut nëpër çarçafë.

4. Një peshqir në ngjyrë të errët duhet gjithmonë aty

Në rast se jeni nervozë në lidhje me higjienën dhe shenjat që mund të shihni mbi shtrat, mbani aty pranë një peshqir në ngjyrë të errët. /Telegrafi/