LAJMI I FUNDIT:

Gjenerata e ardhshme e Apple CarPlay do të lansohet në 14 marka të makinave

Gjenerata e ardhshme e Apple CarPlay do të lansohet në 14 marka të makinave

Vitin e kaluar Apple prezantoi softuerin e tij të ri CarPlay me një sërë veçorish të reja dhe integrim më të thellë me vetë makinën.

Tani raportohet se 14 markat e para të makinave që do ta integrojnë CarPlay-in e ri diku në fund të këtij viti janë, Acura, Audi, Ford, Honda, Infiniti, Jaguar, Land Rover, Lincoln, Mercedes-Benz, Nissan, Polestar, Porsche, Renault, Volvo, transmeton Telegrafi.


Një nga veçoritë kryesore është mbështetja me shumë ekrane, e cila do të lejonte CarPlay të zgjerohej përtej ekranit kryesor të informacionit argëtues brenda makinës.

Apple thotë se plani dhe forma e ekranit do të jenë të personalizuara për çdo makinë. /Telegrafi/