LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali Enver Cikaqi diplomoi në “Kolegjin Mbretëror të Mbrojtjes” në Londër

Gjenerali Enver Cikaqi diplomoi në “Kolegjin Mbretëror të Mbrojtjes” në Londër

Dje, në Kolegjin Mbretëror për Studime të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar në Londër, pas përfundimit të studimeve një vjeçare, diplomoi me sukses gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së.

“Kolegji Mbretëror për Studime të Mbrojtjes është niveli më i lartë i edukimit për ushtarak dhe diplomat në Angli, është një koncept i studimit, post-diplomik, ku marrin pjesë të gjitha institucionet e sigurisë, që janë të përfshira në ndërtimin e strategjive të sigurisë dhe të mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar. Ky Kolegj përgatitë liderë strategjik përmes programit të avancuar për zhvillim të lidershipit dhe të menduarit strategjik. Studimet gjatë këtij viti akademik i kanë ndjekur 96 studentë nga 53 shtete të ndryshme të Botës, kurse nga Kosova këtë vit ishte gjeneral brigade Enver Cikaqi”, thuhet në njoftimin për media.


Në ceremoninë e diplomimit ishte prezent edhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, Elmaze Pireva dhe atasheu ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, kolonel Richard Perry.

Pas diplomimit, gjeneral Cikaqi falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë të Kosovës. Ai shtoi se studimi në këtë kolegj, ishte një përvojë e jashtëzakonshme dhe sfiduese.

“Unë, kam qenë njeriu më me fat, që pata rastin ta kryejë këtë kolegj me renome botërore. Jam angazhuar që ta prezantojë vetveten dhe shtetin tim, në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Pjesëmarrës në studime ishin përfaqësues të shteteve që kanë bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar, si shtetet e Commonëelth-it, shtetet nga Amerika e Jugut, Afrika, Azia e Largët, Lindja e Mesme, Shtetet Arabe, Evropa, Kosova, Shqipëria etj.

“Gjatë studimit kemi pasur bashkëpunim me përfaqësues të shteteve pjesëmarrëse, por edhe gjatë vizitave me karakter studimi të institucioneve të sigurisë në shumë shtete të ndryshme të botës. Kuadri i ligjëruesve ishte i jashtëzakonshëm me një përgatitje të lartë dhe karrierë të gjatë në aspektin diplomatik e të sigurisë, kurse gjatë vizitave kemi takuar liderë e diplomat të nivelit botërorë, të cilët janë pjesë e institucioneve vendimmarrëse në organizatat e ndryshme të sigurisë në Botë. Në Mbretërinë e Bashkuar kemi realizuar vizita në institucione shtetërore, ku jemi njoftuar me organizimin e këtyre institucioneve dhe funksionimin e tyre”, tha Cikaqi.

Gjeneral Cikaqi u shpreh se këtë përvojë, në të ardhmen, do ta realizojë në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet e sigurisë të shtetit të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori