LAJMI I FUNDIT:

Gjeneral Rrahman Rama merr pjesë në Konferencën e Shefave të Mbrojtjes në Gjermani

Gjeneral Rrahman Rama merr pjesë në Konferencën e Shefave të Mbrojtjes në Gjermani

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama mori pjesë në takimin vjetor të shefave të mbrojtjes në Wiesbaden të Gjermanisë. Në këtë konferencë morën pjesë shefat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s dhe shteteve partnere.

Konferenca vjetore e shefave të mbrojtjes, e cila u organizua nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë, kishte për tematikë luftën kundër organizatave ekstremiste të dhunshme.

“Në njërën prej seancave të konferencës ka folur edhe komandanti i FSK-së, gjeneral Rama i cili u fokusua në qasjen gjithëpërfshirëse të Kosovës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, progresin e saj në parandalimin e këtij fenomeni si dhe vendosjen e një baze ligjore të aplikueshme që rregullon çështjen e pjesëmarrjes së shtetasve të Kosovës në luftërat e huaja.

Gjeneral Rama gjatë qëndrimit në Wiesbaden u takua edhe me gjeneralin Curtis M. Scaparrotti, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe përmbajtësore të cilën Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë po e jep për mbështetjen për Republikën e Kosovës, rajonin e Ballkanit në përgjithësi e veçanërisht në ngritjen profesionale të FSK-së”, thuhet në njoftim.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama në këtë konferencë pati mundësi të takonte shefa të mbrojtjes me ç ‘rast diskutuan mbi kompleksitetin dhe sfidat e sigurisë në regjion, si dhe shkëmbyen pikëpamje mbi kontributin dhe angazhimin e secilit për krijimin dhe ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt. ​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori