LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e komunikacionit rrugor këtë paradite në Maqedoni

Gjendja e komunikacionit rrugor këtë paradite në Maqedoni

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni rrugor zhvillohet pa pengesa, por nëpër korsi me lagështi.

Prandaj, shoferëve u kërkohet të jenë të vëmendshëm, të respektojnë shpejtësinë dhe sinjalistikën rrugore.


Nëpër gryka mali mund të ketë rrokullisje gurësh, apo edhe rëshqitje dheu, prandaj duhet patur kujdes në këto akse rrugore.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga vendi./Telegrafi/