LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e dy nxënësve që u goditën nga rryma është stabile, po vazhdojnë të trajtohen në Repartin e Kirurgjisë Plastike

Gjendja e dy nxënësve që u goditën nga rryma është stabile, po vazhdojnë të trajtohen në Repartin e Kirurgjisë Plastike
Foto: Ilustrim

Gjendja shëndetësore e dy nxënësve (viti i lindjes 2008) të shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë, të cilët të martën morën plagë të rënda në disa pjesë të trupit pasi u goditën nga rryma elektrike, për momentin është stabile dhe janë duke u trajtuar në repartin e Kirurgjisë plastike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Reklama

Doktoresha, Violeta Zatriqi, kirurge Plastike Estetike në një prononcim për Telegrafin ka treguar se njëri nga pacientët është 17 për qind i djegur në sipërfaqe të trupit, ndërsa tjetri 4.5 për qind.

Sipas Zatriqit, edhe pse djegiet janë në sipërfaqe të vogël ato janë djegie të thella.

“Gjendja e pacientëve për momentin është stabile. Njëri nga pacientët është 17 për qind i djegur. Ka qenë i hospitalizuar në mjekimin intensiv dhe për momentin është transferuar në Kirurgjinë plastike, pasi gjendja është stabile, nuk është në rrezik të jetës. Djegiet fatmirësisht janë me përqindje të vogël të sipërfaqes trupore, por janë djegie të thella. Njëri është më 4.5 për qind, ndërsa tjetri është me 17 për qind”, ka thënë doktoresha.

Dy nxënësit që u goditën nga rryma në "Faik Konica" në gjendje stabile, njëri ka djegie në sipërfaqen më të madhe trupore
Lexo po ashtu Dy nxënësit që u goditën nga rryma në "Faik Konica" në gjendje stabile, njëri ka djegie në sipërfaqen më të madhe trupore

Tutje ajo tregoi se njëri nga pacientët i ka plagët në pjesën e sipërme dhe të poshtme, ndërsa tjetri në dy gjymtyrët e sipërme të trupit.

“Procedura e trajtimit të tyre konsiston në trajtimin e plagëve çdo të dytën ditë në sallën operatore, dhe varësisht nga thellësia e djegies, sepse djegiet me rrymë elektrike shkaktojnë djegie të shkallë së thellë dhe nëse ka nevojë për intervenim kirurgjikal…për momentin janë duke u trajtuar me antibiotik dhe me medikamente medicinale, analiza dhe të gjitha analizat të cilat janë të nevojshme…njëri i ka ekstremitetet e sipërme, shpina, gjymtyrët dhe pjesën e poshtme – 17 për qind, ndërsa tjetri në dy gjymtyrët e sipërme, 4.5 për qind”, ka thënë ndër të tjera Zatriqi për Telegrafin.

Doktoresha, Violeta Zatriqi, kirurge plastike estetike

Ndryshe, lajmin për rastin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘George Bush’ në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor”, kishte thënë Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon çka gjeti brenda manastirit të Banjskës dhe përreth tij

Policia tregon çka gjeti brenda manastirit të Banjskës dhe përreth tij

Siguri
Deputeti gjerman i reagon Vuçiqit: Nuk duhet të shohim atë nëse viktimat janë shqiptarë apo serbë, por pse duhet të vriten

Deputeti gjerman i reagon Vuçiqit: Nuk duhet të shohim atë nëse viktimat janë shqiptarë apo serbë, por pse duhet të vriten

Lajme
Gjithçka nga beteja e së dielës në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës  dhe tre sulmues serbë

Gjithçka nga beteja e së dielës në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë

Lajme
Gjesti human i policëve të Kosovës, i ofrojnë ndihmë mjekësore serbit të plagosur në veri

Gjesti human i policëve të Kosovës, i ofrojnë ndihmë mjekësore serbit të plagosur në veri

Lajme
Kandiq: Vuçiq t’u bëjë thirrje serbëve t’i dorëzojnë armët

Kandiq: Vuçiq t’u bëjë thirrje serbëve t’i dorëzojnë armët

Lajme
Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës tregon për gjendjen e policit të plagosur

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës tregon për gjendjen e policit të plagosur

Lajme
Kalo në kategori