LAJMI I FUNDIT:

Gjendet vendi ku u rrëzua aeroplani me pasagjerë në Indonezi, thotë marina

Gjendet vendi ku u rrëzua aeroplani me pasagjerë në Indonezi, thotë marina

Autoritetet indoneziane thonë se kanë gjetur vendin ku ata besojnë se një aeroplan pasagjerësh Boeing 737 u rrëzua në det, menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti i vendit, Xhakarta.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, avioni Sriwijaya Air po bartte 62 persona kur u zhduk nga radari katër minuta në udhëtimin e tij për në Pontianak në provincën Kalimantan Perëndimore.


Të dielën, u gjurmuan sinjalet që mendohet të jenë nga regjistruesi i fluturimit të avionit.

Më shumë se 10 anije janë mobilizuar në zonë me zhytës të marinës.

“Ne kemi zbuluar sinjale në dy pika, kjo mund të jetë kutia e zezë”, tha shefi i Agjencisë së Kërkimit dhe Shpëtimit në Indonezi, Bagus Puruhito.

Hetuesit po analizojnë gjithashtu sende që ata besojnë se janë rrënoja të avionit, duke përfshirë një rrotë dhe atë që ata thonë se mund të jenë pjesë të avionit.

Një zëdhënës i policisë së Xhakartës, Yusri Yunus, tha se dy çanta ishin marrë nga agjencia e kërkimit dhe shpëtimit.

“Çanta e parë përmbante gjërat e pasagjerëve, një çantë tjetër përmbante pjesë të trupit”, u tha ai gazetarëve.

“Ne jemi ende duke identifikuar këto gjetje”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori