LAJMI I FUNDIT:

Gjendet piktura e vjedhur e Banksyt

Gjendet piktura e vjedhur e Banksyt

Një vepër arti e artistit anonim të grafiteve, Banksy, e cila u vodh vitin e kaluar nga salla e muzikës “Bataclan” në Paris, është gjetur nga policia në Itali.

Piktura që përshkruan figurën e një femre me një shprehje të zymtë, u realizua për të përkujtuar viktimat e sulmit terrorist të vitit 2015 në këtë teatër.


Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, ajo u gjet në një fermë në rajonin e Abruzos. Prokurori i rajonit, Michele Renzo, tha se piktura u gjet falë një bashkëpunimi të prokurorisë me policinë franceze.

Muralja u raportua e vjedhur në janar të vitit 2019.