Një person është gjetur pa shenja jete në veri të Mitrovicës.

Rasti është raportuar rreth orës 15:30, ndërsa viktima është një mashkull kosovar.


Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe po hetohet nga organet kompetente. /Telegrafi/