LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete një person në Deçan

Gjendet pa shenja jete një person në Deçan

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Deçan.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Ibraj ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se më vonë do të ketë njoftim të plotë lidhur me këtë rast.


“Mund të konfirmoj se një person rreth moshës 45 vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Deçan. Njësitet hetimore të policisë dhe prokurori janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Ibraj. /Telegrafi/