LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete një i mitur në Viti

Gjendet pa shenja jete një i mitur në Viti

Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Sadovinë e Jerlive të Vitisë.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:25, dhe se viktima është mashkull.


“Viktima, nga familjarët ishte dërguar në QKMF, por mjekët kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raport.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes,  ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka bërë të ditur se viktima ishte imitur. Hashani nuk ka dhënë detaje tjera duke thënë se për raste të tilla ku përshihen të miturit t’i drejtohemi Prokurorisë.

Ndërkaq nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, këtë rast e ka cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori